Reportazhi/Shqipëria, udhëtim në një Evropë tjetër
I izoluar gjatë nga bota prej diktaturës, vendi i vogël në breg të Adriatikut është një nga vendet më pak të njohura të gadishullit të Ballkanit, një vend i thyer që të ngjall euforinë e një dite më intensive se gjetiu, por që tani të josh me zhvillimin dhe dinamizmin e tij
I ulur në trungun e një hardhie në oborrin e një kulle që dominon qytetin e gurtë, Rushdi Zekati, vërtit nëpër buzë cigaren e tij. Para se ta ndezë, ai kthen një gotë uzo, sepse ajo është e mirë për fytin. Pastaj ndez cigaren, tymi përhapet në freskinë e agimit. Plaku Zekat e thith me grykësi, psherëtin, duket i kënaqur dhe hedh mbi qytetin e shtrirë në këmbët e tij, një vështrim prej pronari.
Është ora 06:00 e mëngjesit, rrezet e para të diellit arrijnë kulmet e shtëpive të Gjirokastrës. Natën ra shi pa ndërprerje dhe me ngritjen e diellit, qyteti shkëlqen si një smerald. Rushdi Zekati, 83 vjeç, është pasardhës i një familjeje të famshme. Shtëpia mbresëlënëse që qëndron pas tij është mjaft e njohur në qytet. Ajo i takon familjes së tij që nga viti i ndërtimit të saj, 1811. Stërgjyshi, Beqir Zekati ishte sekretari privat i Ali Pashë Tepelenës, një shqiptar i njohur: ai ishte aq i fuqishëm saqë u përpoq që të çlironte jugun nga sundimi osman ... Po ishte e kotë: në vitin 1822, pas viteve të tëra lufte kundër Perandorisë Turke, Ali Pashë Tepelana, i rrethuar nga besnikët e fundit, u vra nga vrasësit e Sulltanit. Koka e tij shëtiti Ballkanin dhe iu dhurua si një trofe Sulltanit të Konstandinopojës. Kujtimet e asaj kohe, janë ende mbresëlënëse tek kështjellat e fortifikuara gjatë mbretërimit të tij.
Ka pasur madje edhe oficerë francezë të marrë peng në luftën kundër trupave Napoleonit - të cilët sollën përvojën e tyre në shërbim të tij. Ata ndërtuan një fortesë në bregdet, Porto-Palermo, në një ish- bazë detare për nëndetëse, e denjë për James Bond-in. Sot ajo është në një gjendje të shkëlqyer.
Rrënojat e lashta, manastiret ortodokse, xhamitë osmane
Një nga njerëzit më të afërt e më besnikë të pashait Ali, stërgjyshi i Rushdi Zekatit, donte të tregonte se sa në gjendje ishte familja e tij. Kjo është arsyeja pse ai e ndërtoi shtëpinë në pikën më të lartë të Gjirokastrës, pothuajse aq lart sa edhe kalaja e pashait. "Dikur shtëpia jonë ishte e mbrojtur nga një mur i vjetër", thotë plaku i Zekatëve.
Muri është zhdukur në vitet ‘60, pasi regjimi totalitar i Enver Hoxhës, vendosi ta kthente këtë shtëpi në një ndërtesë të Trashëgimisë Kulturore Shqiptare. Ajo u konfiskua e u kthye në një muze. Familja e mori vetëm pas vitit 1991, pas rënies së regjimit komunist. Pak më shumë se njëzet, nën dritën mbresëlënëse të mëngjesit të shtatorit, Rushdi Zekati, i gëzuar dhe me një kënaqësi të veçantë, i ulur në këmbët e shtëpisë së tij, shijon në tavolinë një gotë të vogël uzo.
Për vite me radhë, Shqipëria ishte një nga vendet më mbyllura në botë. Ajo mbetet gjerësisht e panjohur. Ndërsa Ballkani përshkohet tashmë nga rrugët turistike, ajo përsëri thith shumë pak vizitorë. Është e vërtetë se gati një gjysmë shekulli të totalitarizmit komunist, i ndjekur nga gjashtë vite thuajse anarki, kanë lënë gjurmë ... Megjithatë Shqipëria ka një lëkurë të trashë, pasi ka parë e vuajtur shumë.
Një komb shumë i vjetër, por një shtet i ri, pasi këtë vit festoi njëqindvjetorin e pavarësisë. Vendi është i thyer, me kafshë të egra, rrënoja e qytete të lashta, xhami osmane, manastire ortodokse. Jeta është e vështirë, ndihesh paksa euforik pasi ke
promovuar një e përditshme më intensive se gjetiu.
Në Gjirokastër kanë lindur dy njerëz të falshëm. I pari, Ismail Kadare një shkrimtar i shenjtë, i cili u arratis nga regjimi komunist dhe mori statusin e refugjatit politik në Francë më 1990-n. Në romanin e tij “Kronikë në gur” ai tregon jetën e përditshme në një shtëpi në këtë qytet gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në sajë të këtij libri ne mund të bëjmë një udhëtim në qytet, duke na kthyer prapa në kohë.
Njeriu i dytë i lindur në Gjirokastër, është Enver Hoxha, i cili ka ndikuar që vendlindja e tij të mbrohej. Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore mund të jetë një nga të paktat pika të ndritshme në bilancin e tij.
Shqipëria Jugore ka gjithashtu edhe disa qytete të tjera të bukura, si Berati. Shtëpitë osmane janë të varura në kodër e janë të përshkuara nga qindra dritare që pasqyrojnë përflakjet e fundit të diellit në muzg. Mbi qytetin e vjetër është një fortesë, themelet e së cilës datojnë në shekullin e katërt para Jezu Krishtit.
Ajo tregohet me zemërmirësi me banorët e saj, të cilët duket se kanë gjetur tek ajo një strehë të fortë, përgjatë kohëve. Nëpër rrugë ndihet era e perimeve të skuqura në skarë dhe e rrushit të pjekur. Në mbrëmje, qentë duket se kanë vendosur që në këtë qytet të shpallin një konkurs për lehje.
Përveç mbrojtjes së trashëgimisë, totalitarizmi ishte një plagë për Shqipërinë. Një stalinist i egër Enver Hoxha i ktheu kurrizin BRSS-së dhe Hrushovit për t’u lidhur me Kinën e Mao Ce Dunit, por që pas vdekjes së timonierit të madh, e braktisi edhe atë në vitin 1978.
Republika e Shqipërisë që atëherë u mbyll nga bota. “Shoku Enver”, i mbytur nga paranoja, e mbushi vendin me bunkerë, thonë se janë 700.000. Këto blloqe betoni të cilat ngjajnë me mizëri kërpudhash. janë shpërndarë thuajse në të gjithë vendin, aq shumë saqë janë bërë edhe një simbol i tregtarëve të suvenireve ...për tavlla duhani.
Por ata nuk janë dëshmitarët e vetëm të çmendurisë së regjimit komunist. Në vitin 1967, ai vendosi të ndalojë çdo praktikë fetare. Shumë manastire të bukura, si ai i Lindjes në Ardenicë, u bënë depo ushtarake. Ata e rigjetën funksionin e tyre primar vetëm pas
viteve ‘90. Dy murgjër, të vetmit në këtë vend, sot luten në kishën e tyre të zbukuruar me afreske të shekullit të tetëmbëdhjetë.
Njëri prej tyre, i cili erdhi këtu pas dy vitesh nga manastiri në malin Athos në Greqi, u tregon mysafirëve pak reçel rrushi të shoqëruar me një gotë ujë të ftohtë. "Normalisht ne nxjerrim raki, alkool nga i fshatit, shfajësohet ai, por sot nuk kemi".
Shumë larg nga ky vend, Tirana katalizon dinamizmin e vendit.
Ish-Blloku, një lagje qendrore e kryeqytetit, dikur ishte e kufizuar vetëm për 12 familjet e nomenklaturës, të cilat jetonin rreth tiranit si në një kamp përqendrimi. Sot, rrugët e tij janë plot me restorante. “Vila 31” është një nga këto bare që grumbullon rininë. Me
mospërfillje për vitet e shkuara, lokali është ndërtuar bash në shtëpinë e dikurshme të ish-diktatorit.