E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reporterët e KE, takim me Edi Ramën

Në vijim të takimeve që reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës po zhvillojnë me krerët më të lartë të shtetit dhe forcat politike, sot janë pritur në Bashkinë e Tiranës nga kreu i opozitës Edi Rama. Rama i ka informuar ata për situatën politike të krijuar pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Deputeti Ditmir Bushati, i cili ka folur pas takimit ka deklaruar se Rama i ka bërë të ditur reporterëve arsyet e bojkotit parlamentar të socialistëve. Sipas Bushatit Rama ka bërë të qartë se është i panegociueshëm kushti i tij për të bërë trasparencën e zgjedhjeve nëpërmjet hapjes së kutive të votimit. Deputeti Bushati informoi gjithashtu se reporterët në përfundim të takimeve me të gjitha palët do të bëjnë një raport të detajuar, i cili do të bëhet publik nga Asambleja Parlamentare e KE-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›