Legalizimi me letra me vlerë nis në fund të nëntorit
Autori i Lajmit: Redaksia
Në fund të muajit nëntor të gjithë banorët që do të legalizojnë banesat e tyre përfitojnë mundësinë e pagesës së gjysmës së vlerës së legalizimit në letra me vlerë. Kreu i ALUIZNI-t për Tiranën, Agim Berisha thotë se edhe qytetarët që kanë paguar e kanë të drejtën e kompensimit. “Në datën 24 qytetarët vijnë dhe aplikojnë për të marrë lejen e legalizimit dhe 50% e pagesës bëhet me letër me vlerë në bankë. Ka një numër qytetarësh që i kanë marrë lejet e legalizimit, që kanë paguar me KESH. Këtyre ju lind kërkesa që të aplikojnë me një kërkesë pranë ALUIZNI-t për të kërkuar që ky 50% që kanë paguar me KESH tu kthehet vlera e parave” tha Berisha. Sipas planifikimeve dhe grafikëve të punës parashikohet që i gjithë procesi i legalizimeve të marrë fund në dhjetor të vitit 2010. Drejtoria Rajonale e Legalizimeve Tiranë administron rreth 85 mijë dosje legalizimesh. Prej tyre kanë përfituar të drejtën e blerjes së truallit 25 mijë, dosje ndërkohë që procesi shtrihet në të gjithë fazat e tij.
Letrat me Vlerë, e drejta e parë
e përdorimit, për ish-pronarët
Pronarët
Të drejtën e përdorimit të letrave me vlerë, pas rikthimit të tyre në treg nga Qeveria do ta kenë vetëm ish-pronarët. Kjo bëhet për të pasur mundësi të parablejnë me letra me vlerë objektet e ngritura në pronat e tyre, të cilat janë në proces privatizimi. “Ekspertët e Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave do të bëjnë modelimin dhe ekuivalentimin e tyre. Në këtë kontekst, krijohet një lehtësi e madhe për pronarin për të parablerë objektin e nxjerrë në privatizim. Kjo masë duhet të merret me shpejtësi. Këtë ligj në favor të pronarëve, që e anuluan qeveritë e mëparshme, ne e kemi amenduar dhe rikthyer. Letrat me vlerë nuk janë lekë, por do të përdoren për të blerë objekte në proporcion me vlerën e saj”. Në ligjin për Legalizimet thuhet se, pagesa për legalizimin e ndërtimeve pa leje bëhet në dy mënyra: Në lekë, në vlerë të plotë monetare të pasurisë, në proces legalizimi; Me bono privatizimi, në përputhje me dispozitat e neneve.
Fondi i kompensimit
Ligji për legalizimet parashikon që: Të ardhurat e arkëtuara nga procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje transferohen në buxhetin e shtetit, për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si fond kompensimi financiar, sipas parashikimeve të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar”.
Ky lajm është publikuar: 14/11/2009