E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republikanët-Obamës: Vendos veton kundër Palestinës

Ileana Ros-Lehtinen, kryetare e Komitetit të Punëve të Jashtme, bëri këtë deklaratë në mënyrë që SHBA-ja të zhbëjë përpjekjet për njohje të Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me 19 shtator.

Gjatë një prononcimi me telefon për agjencinë e lajmeve “Reuters”, Ros-Lehtinen theksoi se “Presidenti Obama duhet të ishte shprehur qartë që ne do të vendosim veto-n kundër kësaj iniciative”.

Mahmud Abas u shfaq tepër i irrituar gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm amerikane në Lindjen e Mesme, për atë që ai e quan përpjekje amerikane për të penguar njohjen e shtetit palestinez në OKB.

Palestinezët kërkojnë që të njihet shteti i tyre me territore në Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jerusalemin Lindor, territore këto të pushtuara nga Izraeli pas luftës së vitit 1967.

Por, amerikanët mendojnë se një njohje e njëanshme (pa pëlqimin e Izraelit) e shtetit palestinez në OKB do të rriste konfliktin dhe nuk do të favorizonte diplomacinë për zgjidhjen e çështjes në Lindjen e Mesme.

Si mbështetëse e fortë e Izraelit, Ros-Lehtinen, reagoi menjëherë pas komenteve të Departamentit të Shtetit (në vitin 2010) lidhur me vendbanimet izraelite, duke kërkuar që administrata Obama të ndalë menjëherë “dënimet” ndaj “aleatit të domosdoshëm dhe mikut të SHBA-ve”.

Një ndër kontributorët kryesorë për fushatën e Ros-Lehtinen-it është Irving Moskovitz, financues i vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.  Grupi lobues “J Street” i ka bërë thirrje Ros-Lehtinenit të kthejë mbrapsht kontributet e Moskovitz-it duke theksuar se ai “aktivisht punon për prishjen e shanseve të zgjidhjes me dy shtete” në Lindjen e Mesme.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-08 10:23
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›