E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO asnje informacion per vendndodhjen e Gedafit

NATO nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e Muamar Gedafit, ndërsa kryengritësit në Libi vazhdojnë gjuetinë për kolonelin, nga i cili ende nuk ka asnjë gjurmë. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Anders Fog Rasmusen, deklaroi se organizata nuk ka të dhëna se ku mund të fshihet Gedafi.
 
Ndërkohë, autoritetet e Nigerit, thanë se nuk mund të mbyllin kufirin me Libinë, në mënyrë që të parandalojnë arratisjen e kolonelit drejt territorit të tyre. Drejtuesit e rinj të Libisë nuk janë në gjendje të sigurojnë kufijtë në këtë drejtim. Gjithsesi, konfirmohet se Gedafi nuk është në Niger, ndërsa besnikët e tij që kaluan kufirin disa ditë më parë janë të lirë të lëvizin ku të dëshirojnë, pa u ndalur nga autoritetet e Nigerit.

Julia Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›