E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, plagoset me armë zjarri shqiptari

Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në një lokal në Athinë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke të cilat theksojnë se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi të ulur në një nga lokalet në qendër të qytetit.
 

Pronari i objektit u tha mediave se dy persona janë parë duke u larguar me vrap pas të shtënave.
 

Shqiptari i plagosur, ende i paidentifikuar i cili pasi u qëllua doli dhe u rrëzua në trotuar, u ndihmua nga disa qytetarë që ndodheshin aty pranë për t`u dërguar në spital.
 

Mediat greke bëjnë të ditur se policia ka nisur punën për hetimin e ngjarjes, ku një ndër pistat është dhe larje hesapesh.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›