E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrata, PS kërkesë për leje në polici

Partia Socialiste ka dorëzuar në policinë e Tiranës, kërkesën për zhvillimin e demonstratës së paralajmëruar në datën 21 janar 2011.
 

Burime informacioneve, bazuar në ligjin “për tubimet”, PS ka dorëzuar në policinë e Tiranës një kërkesë-njoftim në të cilën thuhet se ky subjekt politik do të grumbullojë qytetarët në ora 13:00 në Tiranë.
 

Sipas ligjit, çdo organizatë apo subjekt politik, duhet të njoftojë policinë e shtetit për çdo tubim dhe më pas gjithë aktivitetin duhet ta zhvillojë në përputhje me lejen e dhënë nga policia.
 

Kërkesa është firmosur nga kryetari i PS-së së Tiranës Besnik Bare, i cili ka sqaruar se protestuesit do të futen në Tiranë nga dhjetë pika të ndryshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›