Anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë betohen në Presidencë
Autori i Lajmit: red.
Përfundon odiseja e gjatë e dekretimit, votimit dhe më pas betimit të 6 anëtarëve më të rinj të Gjykatës së Lartë. Pas një debati disamujor mes Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli organi më i lartë i drejtësisë duket se do të fillojë normalisht nga puna. Dje janë betuar në Presidencë emrat e rinj të zgjedhur nga Kreu i Shtetit. Juristët Andi Çeliku, Arjana Fullani, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj dhe Majlinda Andrea, janë rezultat i një konsulte të gjatë të Kreut të Shtetit me ekspertë të drejtësisë dhe politikanë. “Ky debat dëshmoi se çështja e drejtësisë dhe konsolidimi i pavarësisë së saj janë kthyer në sfidat kryesore për arritjen e standardeve bashkëkohore të shtetit të së drejtës”, - u shpreh Presidenti. Anëtarët e Gjykatës së Lartë do të qëndrojnë në këtë post për një mandat 9-vjeçar, mandati më i gjatë kushtetues. Të pranishëm në ceremoninë e betimit të gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë ishin Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, përfaqësues të Misionit të asistencës ligjore EURALIUS, të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, anëtarë të Gjykatës së Lartë si dhe juristë, gjyqtarë dhe personalitete të fushës së jurisprudencës. 6 anëtarët e rinj të kësaj gjykate u përzgjodhën mes 105 emrave që kandiduan për këtë post. Zgjedhja e tyre u parapri nga rrëzimi i dekreteve të para, të Kreut të Shtetit. 5 emrat e propozuar fillimisht nga Topi, u rrëzuan nga Parlamenti me arsyetimin se mungoi konsulenca dhe procedura transparente për përzgjedhjen e tyre. Pas këtij qëndrimi të Kuvendit por dhe replikave në disatancë mes Topit dhe Topallit, Kreu i Shtetit ndryshoi taktikë. Ai fillimisht ngriti një grup pune me ekspertë të cilët përcaktuan kriteret ligjore për kandidatët e Gjykatës së Lartë, më pas mori mendimin e partive politike dhe vetëm pas këtyre procedurave zgjodhi 6 emrat e rinj të cilët morën votat e nevojshme në Kuvend.
Ky lajm është publikuar: 01/08/2008