E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Strategjia për veriun, interes i Kosovës

PRISHTINE- Presidenti Sejdiu ka deklaruar se integrimi i pjesës veriore të Kosovës në institucionet e Prishtinës nuk do të bëhet me dhunë dhe se nga ky proces do të kenë dobi edhe serbët e atjeshëm. Sejdiu ka vlerësuar se strategjia për integrimin e veriut, e cila po hartohet nga Qeveria e Kosovës dhe Zyra ndërkombëtare civile, është një plan i mirë dhe në interes të përgjithshëm të Kosovës."Rend dhe ligj, në kuptimin e sundimit të plotë, jo si diktaturë, jo si tutori ndaj dikujt, por esencialisht si një qasje integruese", ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›