E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshje dëbore në Afrikën e Jugut, probleme në trafik

Një i ftohtë i pazakontë ka sjellë reshje dëborë në disa pjesë të Afrikës së Jugut, ditën e djeshme, duke shkaktuar gëzim te disa persona por duke shkaktuar edhe probleme në trafikun rrugor.
 

Autostrada kryesore në këtë shtet e quajtur N3, u mbyll për disa kohe ditën e djeshme, sepse u mbulua nga dëbora.
 

Moti i ftohtë që ka përfshirë Afrikën e Jugut parashikohet që të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›