E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sudani i Jugut i bashkohet Unionit Afrikan

Sudani i Jugut i është bashkuar zyrtarisht Unionit Afrikan duke u bërë shteti i 54-anëtar, disa javë pasi u formua si shtet.
 

Kryetari i unionit afrikan Jean Ping i tha delegatëve në një konferencë se organizata ka marrë vota më shumë sesa numri i kërkuar për të pranuar shtetin më të ri në organizatë.
 

Votimet për pavarësinë e Sudanit Jugor u mbajtën sipas kushteve të marrëveshjes së paqes të vendosur në vitin 2005, duke i dhënë fund një lufte 20-vjeçare ndërmjet veriut dhe jugut të Sudanit, ku humbën jetën me shumë se 2 milionë njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›