Reshje në Bosnje-Hercegovinë, përmbytet Sarajeva
Nga reshjet e vazhdueshme të shiut të regjistruara gjatë ditëve të fundit, disa zona në Bosnjë-Hercegovinë janë përfshirë nga vërshimet e ujit, ndërsa përmbytjet kanë përfshirë edhe zonën e Sarajevës. Sipas mediave boshnjake, një pjesë e kryeqendrës është përmbytur nga reshjet e dendura dhe të azhdueshme gjatë këtyre ditëve. Siç bëhet e ditur, banorët e lagjes Osijek janë në izolim të plotë, ndërsa gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në komunën çapljina në Hercegovinë. Gjendje alarmante është regjistruar edhe në parkun nacional Hutovo, ku niveli i ujit ka arritur në 472 centimetra. Presidenca e Bosnje Hercegovines ka urdhëruar që forcat e sigurisë së vendit, të jenë në gjendje gatishmërie dhe të ndërhyjnë në rajonet më të përmbytura për t'u ardhur në ndihmë banorëve.