E Diel, 1 Nëntor 2026

Statistika, çdo ditë vriten 3 mijë fëmijë nga konflikti në Afganistan

Rreth tre fëmijë vriten çdo ditë si pasojë e konfliktit në Afganistan. një statistikë e tillë është bërë e ditur nga një raport të publikuar nga një Organizatë Joeveritare afgane për të drejtat e njeriut. Ata janë viktima të atentateve, bombardimeve dhe luftimeve gjithmonë e më të dhunshme mes talebanëve dhe forcave perëndimore.
"Në vitin 2009, të paktën tre fëmijë janë vrarë çdo ditë nga incidentet që kanë ardhur si pasojë e luftës'', theksohet në raportin e organizatë "Afghanistan Rights Monitor".
"Një rritje e fortë e dhunës ku përfshihen fëmijët e ka bërë 2009-n vitin më të përgjakshëm për këtë shtresë të popullsisë që prej rënies së regjimit taleban në fund të vitit 2001'', thuhet më tej në raport. viktimat e para të luftës, fëmijët afganë, kanë paguar çmimin më të rëndë gjatë 2009-ës, pasi më shumë se 1 050 prej tyre janë vrarë kryesisht nga bombat artizanale të rebelëve, minat anti-njeri dhe eksplozivë të tjerë të mbetur nga konfliktet e mëparshme ose nga goditjet ajrore amerikane dhe të NATO-s, saktëson organizata joqeveritare, afganistan rights monitor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›