Reshje te dendura debore perfshijne serish Europen
Kushtet e këqija atmosferike kanë pushtuar sërish Europën . Reshje të papritura dëbore kanë përfshirë pjesën veriore të Francës duke sjelle kaos dhe probleme në qarkullim, ndërsa një aeroport rajonal është mbyllur. Rreth 15 cm dëborë kanë krijuar kaos në transporte dhe kanë lënë pa energji elektrike 140 mijë shtëpi në Francën veriore. Media lokale raporton për bllokime me orë të tëra në austostrada apo dhe trena rajonalë që mbërrijnë me 8 orë vonesë.
Reshjet e dendura të dëborës kanë prekur dhe pjesën lindore të Europës.
Problemet në Belgjikë janë shkaktuar për shkak të erarëve të forta. Mbi njëqind mijë familje kanë mbetur pa energji për shkak të defekteve të shumta në linjat elektrike. Temperatura të ulta e rreshje të dëborës pritet të pushtojnë dhe Italinë fqinje.
Temperaturat më të ulta paralajmërojnë meteorologët do të shënohen në Milano ku termometri pritet të zbresë në -15 gradë celcius.