E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat ne Rusi lirohen te arrestuarit

Mes shumë akuzave nga opozita, mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije më shumë parregullsi në zgjedhjet presidenciale të së dielës në Rusi. Në Shën Petërsburg,  vendi i cili prej dy ditësh u përfshi nga protesta kundër presidentit të sapo zgjedhur, Vladimir Putin, janë provat më të forta të cilat konfirmojnë manipulime në shkallë të gjerë. Ndërkohë autoritetet policore kanë lënë të lirë. 250 aktivistë të opozitës, nga 550 që u arrestuan në manifestimet e protestës në Moskë dhe në Shën Petërsburg të hënën. Mes të liruarve është edhe lideri i protestave, Alexei Navalny, i cili nuk ka ngurruar të deklarojë se manifestimet do të vazhdojnë deri në fitoren e opozitës. Ndërsa ambasadori amerikan në Moskë i ka cilësuar shqetësuese arrestimet e demonstruesve paqësorë, duke shtuar se liria e tubimit dhe ajo e fjalës janë vlera universale. Të paktën 300 persona u arrestuan në Shën Petersburg, ndërsa ende nuk dihet sa prej tyre janë lënë të lirë. Më shumë se 20 mijë persona u mblodhën në rrugët e Moskës kundër, Vladimir Putin, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë aktivistët kanë ndërprerë protestën për ta vazhduar atë më pas në 8 dhe 9 mars. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›