E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi berthamor

Gjashtë fuqitë e mëdha botërore dhe Irani pritet të mbajnë bisedime të reja në lidhje me programin bërthamor  të Teheranit. Shefja e politikës së jashtme në BE, Catherine Ashton tha se i ishte përgjigjur një letre nga Irani, në emër të 5 anëtarëve të KS së OKB-së dhe Gjermanisë.
Negociatori iranian, Saeed Jalili e dërgoi letrën ku propozoheshin bisedimet muajin e shkuar. "Irani ka mundësinë të hyjë në një proces të ri të dialogut konstruktiv i cili do të japë progres real në lidhje me shqetësimet e hershme të ndërkombëtarëve sa i takon programit bërthamor të vendit",-thuhet në letër. Ajo shtoi se: "Synimi ynë i përgjithshëm mbetet gjithëpërfshirës, zgjidhja afatgjatë e cila rikthen besimin ndërkombëtar në natyrën paqësore të programit bërthamor të Iranit".
Ky veprim vjen mes spekulimeve  për një ndërhyrje të mundshme ushtarake kundër Iranit.
Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague tha në një deklaratë se Irani do të duhet të bindte komunitetin ndërkombëtar që programi i tij ishte tejet paqësor. "Derisa kjo të arrihet nuk do të ulim presionin mbi vendin",-tha ai. 
Bisedimet e Bashkimit Europian dhe Iranit  për programin bërthamor  kanë qenë ndërprerë për një kohë të gjatë, ndërsa raundi i fundit, i cili po ashtu dështoi  ishte në janar të vitit të kaluar.
Tensionet gjithnjë e në rritje  mes perëndimit dhe vendit të pasur me uranium janë pasuar dhe me deklarata të ashpra nga liderët botërorë. Presidenti amerikan, Barak Obama ka thënë se të gjitha oposionet janë mbi tryezë, ndërsa  ka ende kohë për diplomaci.
Të martën, Sekretari i Mbrojtjes Leon Panetta ka thënë se : "veprimi ushtarak është alternativë e fundit, atëherë kur të gjitha mundësitë e tjera të dështojnë. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›