E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet, 10 milionë dëme fermerëve

• SHKODER - Rreth 60 fermerë në Komunën e Anës së Malit kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë të mundësojë kompensimin e dëmeve të shkaktuara në të mbjella nga reshjet e fundit.

Banorë të kësaj komune të shtyrë nga dëshira për të investuar dhe për të zhvilluar bujqësinë kanë investuar në ndërtimin e serave për prodhimin e perimeve. Por ulja e temperaturave dhe reshjet borës të pazakonta për këtë periudhë kanë shkatërruar plotësisht serat e ngritura. Në fshatrat e kësaj komune fermerët kanë pësuar dëme të mëdha në sera, fidanishte, pemë frutore e kultura të tjera bujqësore. Sipas agronomit të zonës, Valentin Gocaj, dëmi rezulton të jetë rreth 10 milionë lekë të reja, pasi investimi është kryer me anë të borxheve apo kredive. Fermerët thonë se kanë kërkuar sigurimin e investimit pranë kompanive të ndryshme, por asnjë nuk ua ka mundësuar këtë.                                         r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›