Thaçi: Na konsideroni kandidatë
• Kosova për herë të parë u përfaqësua zyrtarisht si shteti më i ri në kontinent në një takim ndërkombëtar, në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së në Slloveni.
Temë e këtij takimi ishte perspektiva evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet e përgjithshme pas shpalljes dhe njohjes ndërkombëtare të shtetit të pavarur e sovran të Kosovës. Kosova u përfaqësua në takim zyrtarisht nga Kryeministri Hashim Thaçi dhe zv/kryeministri Hajredin Kuçi, të shoqëruar nga këshilltari i lartë politik i kryeministrit, Bekim Çollaku. Në takim morën pjesë edhe kreu i UNMIK-ut, Joakim Ryker dhe përfaqësuesi special i BE në Kosovë, Piter Feith. Kryeministri i Kosovës tha se që nga ai moment Kosova e konsideronte veten një kandidate të vërtetë për të fituar MSA-në për integrimin në Bashkimin Evropian, si pikësynimi i vendit. Thaçi zhvilloi takime të veçanta me ministrin e Jashtëm slloven, Dimitrij Rupel, me përfaqësuesin e lartë të BE, Havier Solana, komisionerin për Zgjerim, Olli Rehn, kreun e Komisionit Evropian, Barroso, ministrin e Jashtëm britanik, Deivid Miliband, ministrin e Jashtëm francez, Bernard Kushner, suedez Karl Bild, shqiptar, Lulëzim Basha, e maqedonas, Antonio Milloshovski.
Shmangia e Thaçit
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, shmangu takimin me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi në Slloveni të shtunën me gjithë shpresat e liderëve të BE-së për t'i takuar, duke u justifikuar se duhej të nisej në Beograd pas 20 minutash.
Deklarata e Jeremiç
Në deklaratën e tij në BE, ministri serb tha se i kërkuari për krime lufte Ratko Mlladiç do të arrestohet shumë shpejt, me insistimin e BE-së, por shprehu shqetësimin se çështja e Kosovës po e largon Serbinë nga unioni. 18 nga 27 vendet e BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Jeremiç tha se njohja e vendeve të BE-së ishte shumë e rrezikshme, antiproduktive dhe ilegale dhe se ka luajtur në fushën e nacionalistëve për zgjedhjet e 11 majit në Serbi. Ministri i Jashtëm serb tha se linja për Kosovës nuk do të zbutet të paktën deri në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator.
Oferta
Bashkimi Evropian i ka ofruar Serbisë mundësinë e udhëtimit pa viza në vendet e Unionit, me shpresën që të ndihmojnë bllokun pro evropian në Beograd, para zgjedhjeve të përgjithshme. Megjithatë plani nuk parasheh heqjen automatike të vizave, pasi Beogradi së pari duhet të përmbushë një morri kushtesh.
Rupel
Ministri i Jashtëm slloven, Dimitrij Rupel tha se ardhja e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin joformal të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, ishte një shenjë e mirë në kuptimin e afrimit të qëndrimeve të ndryshme. Fjalimin e Thaçit para ministrave të BE-së, Rupel e vlerësoi si shumë të mirë e të matur, dhe shtoi se Kryeministri kosovar ka tingëlluar "shumë pro-evropian". Në konferencën për shtyp pas takimit në Bërdo afër Kranjit, Rupel përkujtoi se shefat e diplomacive të BE-së sot u takuan edhe me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç.
Karl Bildt
Shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bildt deklaroi se çështja e Kosovës edhe për një kohë të gjatë do të mbetet çështje e hapur ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian. "Mospajtimet ndërmjet Serbisë dhe shumicës së anëtarëve të BE-së rreth Kosovës do të zgjatin edhe shumë kohë, por duhet të mësojmë të jetojmë me këtë. Mendoj se kjo është plotësisht e mundshme", tha Bildt pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Slloveni. Diplomati suedez shtoi se ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç e ka ripërsëritur sot qëndrimin e njohur se Serbia do t'i mbrojë interesat e saj në rrugë demokratike dhe paqësore.
Anibal Silva
Presidenti i Portugalisë, Anibal Cavaco Silva ishte ndër ata që e kundërshtuan shpalljen e pavarësisë së Kosovës në mënyrë të njëanshme duke e vlerësuar atë si "anormale". Ai i bëri thirrje qeverisë së tij dhe vendeve të tjera që njohjen eventuale ta shqyrtojnë me kujdes. "Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është diçka shumë anormale, që nuk parashihet me ligjin ndërkombëtar. Nisur nga situata anormale dhe pa harruar se kemi 300 njerëz, 300 portugezë, 300 ushtarë në Kosovë, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm", tha Presidenti portugez për AFP.
Ambasadori britanik
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Bosnjë e Hercegovinë, Matthew Rycroft, ka deklaruar se Londra vendosi ta pranojë dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës për shkak të historisë dhe krimeve të paradokohshme që janë kryer mbi popullsinë atje. "Nuk ka asnjë lidhje ndërmjet Kosovës dhe cilësdo pjese tjetër të botës. Nuk mund të tërhiqen kurrfarë paralele as kur është në pyetje Republika Serbe e Bosnjës, e as për ndonjë rast tjetër në botë", ka thënë Rycroft për të përditshmen "Dnevni Avaz". Ambasadori britanik ka shtuar se këtë e kanë bërë të qartë edhe ata, të cilët e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Demarkacioni
Nga qeveria kosovare njoftohet se pas formimit të komisionit teknik për çështjen e demarkacionit me Maqedoninë, bisedimet e para mund të nisin javën që vjen. Qeveria kosovare thotë se qëndrim i saj do të mbetet mbrojtja e interesave të shtetasve të saj, përderisa ajo maqedonase këmbëngul që të respektohet marrëveshja e vitit 2001. Zëdhënësi i qeverisë maqedonase ka deklaruar për marrëveshjen e vitit 2001 se "Kjo ka qenë marrëveshje ndërkombëtare dhe konsiderojmë se kjo punë do të jetë teknike dhe do të lëvizim përpara sa më shpejt që të jetë e mundur". Problemi i demarkacionit, sipas planit të Ahtisarit, duhet të zgjidhet brenda një viti, që nga koha e themelimit të komisionit të përbashkët teknik.