Ambasadori amerikan u vra per fajin e Pentagonit dhe CIA-s
Hijet dhe dyshimet për atë që ndodhi në natën e 11 shtatorit në Bengazi nuk po zhduken dhe kësaj here janë drejtuar tek Shtëpia e Bardhë. Një rindërtim i fakteve nga rrjeti televiziv amerikan Foks, akuzon administratën Obama se nuk ka bërë aq sa duhet për të shpëtuar ambasadorin Stivens. Vetë presidenti i cili është pyetur nga gazetarët nuk ka dashur të japë një përgjigje duke thënë se do të presë përfundimet e hetimeve . Sipas rindërtimit të ngjarjes nga ana e rrjetit televiziv, që bazohet në burime vendase, një ekip i CIA-s që gjendet në vendin e sigurtë rreth 2 kilometralarg konsulatës kërkon autorizimin për të ndërhyrë në ndihmë të kolegëve nën sulm, por atyre nuk u jepet ky autorizim. Përkundrazi, sipas Foks, një rrejt televiziv filo republikan, ata marrin urdhërin për të qëndruar në mbrojtje. Një orë më vonë Tajron Uds dhe Glen Doherti, dy ish Marinsa, kërkojnë sërish lejen për të ndërhyrë, por sërish refuzohet. Në këtë moment të dy injorojnë urdhërin dhe fillojnë të lëvizin së bashku me një truproje. Ekipi pas nëj shkëmbimi zjarri arrin të marrë trupin e diplomati amerikan Sin Smith por jo atë të ambasadorit Stivens, i cili do të gjendet më vonë në spital. Pasi rikthehet në pozicionin e tij, ekipi sërish ëshët objekt sulmi. Pasi kërkojnë më shumë se njëherë përforcime, nuk vjen asnjë konfirmim dhe asnjë mbështetje. Sipas Foks, pPentagoni do të kishte mundur të lëvizte forcat speciale që janë me bazë në Sicili. Sipas rrjetit televiziv Pentagoni duhej të kishte kuptuar situatën e rëndë. Por deri nëj ditë më parë burimet ushtarake kanë mbrojtur katër argumente, i pari ka të bëjë me aparaturat e komunikimit që nuk funksionin sic duhej, tezë e kundërshtuar nag Foks. Informacionet nga ana e autoriteteve të libisë ishin të paqarta. Kështu që nuk mund të dërgonin përforcime në një terren të panjohur. E nëse disa ekspertë mendojnë se reportazhi i Foks nuk është i bazuar në fakte reale, CIA ka reaguar duke thënë se asnëj nga agjencia nuk ka urdhëruar ekipin që të mos ndërhynte.