Reshjet, PS publikon planin 4 pikësh të veprimit

Nga mbledhja e Komisionit të Emergjencave në PS
TIRANE- Ashtu siç kishte paralajmëruar Partia Socialiste ka bërë sot publik një plan veprimi që parasheh masat e menjëhershme që duhet të merren për të dalë sa më shpejt nga gjendja e krijuar nga moti i keq.
Në nisje të fjalës, kreu i PS-së, Edi Rama e cilësoi situatën si të rëndë, ndërsa shtoi se duhet me patjetër një organizim shumë më i shpejtë dhe i efektshëm. Shpresa është fare minimale që këtë ta bëjë qeveria, në kushtet kur strukturat e emergjencës civile kanë degraduar për shkak të mospasjes së vëmendjes në situata të tilla, dhe ligji i emergjencave është shkelur në mënyrë barbare.
Planin afatshkurtër e paraqiti para deputeteve te PS-se, Erjon Braçe.
Plani afatshkrtër i veprimit prezantuar nga PS-së.
1- Identifikimi i kosteve të emergjencës, hapjen dhe mbajtjen e rrugëve kombëtare, dhe ato që lidhin fshatrat dhe komunat. Rrugët e brendshme të qyteteve, kthimin në eficencë të ujësjellsave, qendrave shëndetësore, nevoja e të cilave po bëhet jetike në këtë krizë.
Furnizimin të menjëhershëm me ushqime dhe ujë, të paktën edhe për dy muaj te gjithë zonave të prekura. Barna në qendrat shëndetësore, për dy muajt në vazhdim. Furnizim me veshmbathje, për fëmijë, pleq apo familjarë të vetmuar. Furnizim me gaz dhe qymyr, në sasi për 3 muaj në vazhdim. Me ushqim dhe medikamente për bagëtitë, pjesë e ekonomisë familjare, për të paktën 3 muaj në vazhdim.
Identifikim të kostos për dëmet e shkaktuar në rrugë. Në rrugët e fshatrave, qyteteve etj. Dëmet në rrjetet e ujësjellsave, në shkolla, qendrat shëndetësore, në prita malore mbrojtëse, për orteqet apo vërshimin e ujrave, në shtëpitë e banorëve, dëmet në bagëti dhe bujqësi. Identifikimin e kostove për rindërtimin e rrugëve kombëtare, rrugëve rurale, të brendshme të qyteteve, të ujësjellsave, shkollave të dëmtuara, qendrave të dëmtuara nga fenomenet natyrore, banesave dhe rindërtimin e të gjitha pritave malore.
2- Identifikimi i kostove aktuale, si dhe për 3 muajt në vijim për furnizim të pandërprerë me energji.
3 – Alokimin nga buxheti i shtetit të granteve për komunat në vështirësi. Fonde të përcaktuara për ndërhyrje të menjëhershme dhe të qëndrusheme në të gjitha rrugët. Fonde për ndihmën ekonomike për një periudhë 4- mujore. Fonde shtesë për ndihmën ekonomike ndaj familjeve që do të bien në varfëri për shkkat të dëmeve nga koha. Fonde për pagesën e papunësisë, në masë të plotë të paktën për 4 muaj. Fonde të invadilitetit në masë të plotë, për 4 muaj. Pensionet e pleqërisë.
4 – Alokimin nga buxheti i shtetit të fondeve për investime, për ndërtimin e digave dhe pritave për ti paraprirë që tani fenomeneve që mund të sjellë shkrirja e borës. Për ndërtimin e pritave në lumenj, që janë rrezik permanent. Fonde operative për të garantuar që tani funksionimin e hidrovorëve.
Me tej, deputetet Arben Malaj dhe Andis Harasani prezantuan nje plan afatmesem, i cili pritet t’i prezantohet per miratim neser parlamentit. Harasani e vuri theksin tek furnizimi me energji elektrike, kryesisht te zonave te prekura nga moti i keq.