Lesi drejt ikjes nga koalicioni
15/02/2012 Takohen dy kryetarët, diskutohet ribashkimi i demokristianëve në një parti të vetme
Ndoka ka deklaruar se pret AK dhe partinë e Topit për koalicionin e ri
Kanë kaluar më shuam se gjashtë muaj nga kërkesa e Nard Ndokës, kryetar i PDK-së, për shkrirjen e partisë së tij me LDK-në e drejtuar nga Nikollë Lesi dhe ende nuk është marrë një vendim nga ky i fundit. Burime nga kjo parti pohojnë se është zhvilluar një tjetër takim mes dy liderëve për mundësinë e bashkimit të këtyre dy forcave, por ende nuk ka një rezultat konkret. Zhvillimet e fundit politike dhe hapja e PDK-së së Ndokës për të krijuar koalicion me Aleancën e Kreshnik Spahiut apo partinë e re që Presidenti i Republikës Bamir Topi pritet të krijojë së shpejti, duket se ka vënë në pikëpyetje gatishmërinë e deritanishme të Lesit për t’u bashkuar me ish-aleatin e vet Ndoka. Aktualisht Lesi mban postin e zëvendësministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në kabinetin “Berisha”, post të marrë në bazë të marrëveshjes me PD-së sipas rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009. Në rast të një bashkimi me Ndokën dhe Topin i duhet të lërë postin që ka aktualisht, ose më saktë të braktisë koalicionin. Sipas vetë Lesit, LDK-ja me votat që mori në këto zgjedhje i dha PD-së një deputet më tepër. “Nëse do të ketë bashkim, që duhet të bëhet në një moment të përshtatshëm e të besueshëm për të dyja palët, kjo gjë do të thotë se LDK-ja, por dhe partitë e tjera më të vogla demokristiane, që për hir të së vërtetës lulëzojnë me shumicë, duhet të rikthehen në strehën e PDK-së, por me rregulla të reja bashkëjetese. Zoti Ndoka është takuar me mua dhe kemi biseduar me logjikë të ftohtë për mënyrën e bashkimit. E përsëris se duhet të shkohet në bashkim edhe për hir të numrit të votave, që është sfidues për politikën shqiptare, por dhe për të mos çorientuar elektoratin tonë demokristian”, - ka deklaruar Lesi i pyetur nga media për këtë çështje. Ai vlerëson se bashkimi është jetik, pasi në zgjedhjet e fundit të dyja këto forca politike së bashku morën 80 mijë vota. Ndërkohë për zgjedhjet e vitit 2013 kreu i LDK-së pohon se do të ketë një tjetër marrëveshje dhe nëse i intereson LDK-së për votuesit e saj, atëherë kjo parti mund të qëndrojë ose të ikë nga koalicioni me PD-në. Largimi i Lesit nga koalicioni qeverisës dhe mundësia e bashkimit të tij me partinë e re të Topit pritet të thellojë “tërmetin” brenda mazhorancës. Kjo pasi me kreun e shtetit në nismën e tij politike mendohet se do të bashkohen edhe deputetët e PD-së që janë të pakënaqur nga politika drejtuese e liderit të PD-së, Kryeministrit Berisha. Lëvizja Demokristiane e Shqiptarëve është një parti e dalë nga spektri demokristian, e cila u krijua vetëm tre muaj para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009. Në këto zgjedhje si dhe në ato vendore LDK-ja hyri nën siglën e koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin”.
Aleancat
Se me cilën parti do të bëjë aleancë parazgjedhore për procesin e 2013-s PDK-ja e Ndokës ky është një vendim që do të merret vetëm pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor. “Sigurisht që potencialisht i mundshëm është koalicioni me Aleancën Kuqezi dhe partinë politike, që sikundër është paralajmëruar, pritet të drejtojë Bamir Topi”, - tha Ndoka.
Pretendimet
Referuar rezultatit që LDK-ja mori në zgjedhjet e 2009-s, si dhe vendoret e 8 majit 2011-s, kreu i saj, Nikollë Lesi, mendon se duhej të ishin punësuar më shumë veta nga radhët e partisë së tij në administratë. “Në zgjedhjet e fundit vendore mora 22 mijë vota, dhe ky rezultat vetëm me gjashtë veta të punësuar në administratën shtetërore, përfshirë edhe mua”, - deklaron Lesi.
Demokristianët
Demokristianët aktualisht janë të ndarë në tri subjekte politike dhe mbajnë pozicione të ndryshme politike si në mazhorancë, ashtu edhe në opozitë. Iniciativa për bashkimin e tyre në një është ndërmarrë nga Aleanca Demokristiane e drejtuar nga Zef Bushati, është mirëpritur nga Partia Demokristiane e Nard Ndokës, ndërkohë që pritet miratimi i LDK-së së Nikollë Lesit.