Tingulli 3nt në Lazarat
Grupi i njohur i muzikës hip-hop “Tingulli 3nt” së bashku me grupin tjetër “Skillz” sjellin në treg prodhimin e tyre të fundit, që kësaj here nuk është një këngë por një videoklip i hit-it të tyre të njohur tashmë “High”.
Xhirimet për këtë videoclip kanë filluar që në verë, por si pasojë e impenjimeve të vazhdueshme të këngëtarëve nuk ka qenë e mundur përfundimi i tij. Xhirimet e hiti-it janë kryer në Lazarat dhe në Tiranë nga Max Production. Muzika është kompozuar nga Zapp&Chriss ndërsa regjistrimi i këngës është bërë nga kompozitori Enis Presheva.
Hiti “High” është hedhur në treg në stinën e verës dhe megjithëse i pashoqëruar nga një videoclip si shumica e hit-eve tashmë, ka pasur mijëra klikime në You Tube.
Por video e xhiruar në vendin ku edhe policia e ka të vështirë të hyjë , me siguri do të sjellë përveç imazheve të forta që do të shoqërojnë këngën me titull kuptimplotë “High”, edhe reagime pozitive nga fan të këtyre dy grupeve muzikorë .
(ar.si/BalkanWeb)