Rrihet komisioneri i PS-së në Ruzhdije, shoqërohet autori
09/03/2010 “Pëllumb Myrtaj erdhi e më qëlloi, sepse isha shprehur që të hapeshin kutitë”
FIER- Pas debatit të bujshëm për kutinë e Ruzhdijes duket se problemet kanë vijuar të zbresin në bazë. Këtë radhë janë jo vetëm debate mes fjalësh dhe kërkim zgjidhjesh të pranueshme, por konfrontime fizike. Ka qenë një deklarim i para pak ditëve i njërit prej banorëve të zonës së Ruzhdijes se kutitë duheshin hapur, shkaku i rrahjes së Isuf Kamberajt.
Rrahja
Sipas tij, ka qenë Pëllumb Myrtaj ai që dje në orët e para të mëngjesit e ka qëlluar pa asnjë sqarim. “Më ka qëlluar dhe rrahur vetëm se fola disa ditë më parë në disa media duke dhënë mendimin tim hapur që kutitë e Ruzhdies duhet të hapeshin për shkak që edhe çdo gjë të ishte transparente. Unë tek e fundit kam thënë vetëm mendimin tim, pasi nuk përfaqësoj asnjë parti. Isuf Kamberaj pas rrahjes i është drejtuar policisë së qarkut Fier, tek e cila ka deponuar edhe denoncimin përkatës. “Kam ardhur fill pasi më goditi, që të bëj denoncimin. Policia duhet të veprojë sipas ligjit për këtë rast, pasi nuk i pata faj askujt. Ose policia dhe drejtësia të veprojë, ose unë do të veproj me vetëgjyqësi”. Edhe vëllai i Isufit, Halimi ka qenë në ambientet e policisë së Fierit për të bërë denoncimin së bashku me vëllamë. “Ishim në qendër të fshatit. Sapo dolëm nga shtëpia dhe ish-komisioneri erdhi tek vëllai duke i thënë, përse kishte dhënë ato deklarata. Nuk e kuptova, por ajo që dua të them është se jemi treguar shumë të duruar më Myrtajn, prandaj nën moment i kam kërkuar të tërhiqet dhe të mos bënte këto veprime. Nuk i jemi përgjigjur me të njëjtën mënyrë, prandaj duam që të zgjidhë ligji çdo gjë”, ka thënë Halimi. Autori i kësaj ngjarjeje, Myrtaj aktualisht është nën hetim nga Prokuroria e rrethit të Fierit, pasi mbi të janë ngritur akuza, të cilat e bëjnë të dyshuar si bashkëpunëtor me komisionerët e tjerë të djathtë për falsifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në fshatin Ruzhdie. Për këtë shtetas prej datës 12 shkurt gjykata ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitjeje, por ky akt i djeshëm në rast se provohet si i vërtetë, do të jetë një tjetër barrë e rëndë për komisionerin e djathtë. Deri në orët e vona të pasdites as nga policia dhe as nga Prokuroria nuk ka pasur asnjë reagim. A. Damini