E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dogana e Sarandës fal “borxhlinjtë”

19/09/2011  Shlyerjet pas dhe para 2009-ës

SARANDË - Dogana e Sarandës kanë nisur të procedojnë sipas ligjit të ri për faljen e “borxhlinjve” për një pjesë të borxhit të likuiduar doganor. Elsa Gjini, drejtoresha e kësaj dege, tha se masa e faljes së tij është e lidhur me kohën e lindjes së tij, para ose pas viti 2009.

Sipas Gjinit, nëse borxhi doganor u ka lindur deri në vitin 2009, duhet të paguajnë 50% të detyrimit doganor dhe ju falen gjobat. “Borxhi i lindur pas 2009-ës, falen gjobat dhe paguajnë 100% të principialit të detyrimit doganor”, thotë Gjini, ndërsa shton se subjektet fitimprurëse që janë “borxhlinjtë” ndaj doganës së Sarandës janë ndihmuar të fitojnë nga 20%, vetëm vlerën minimale, pasi ligji i faljes i favorizon. “Nëse fatura është më poshtë se tarifat që ne kemi, do merret për bazë tarifat e taksës që parashikon Kodi Doganor. Nëse ajo është mbi referencën, do të merret për bazë fatura e tyre”, thekson Gjini. Ligji i faljes së një pjese të borxhit doganor, konsiderohet një masë lehtësuese

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›