E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet, sërish probleme në Lezhë – Në disa zona të qytetit, vështirësi lëvizje për këmbësorët dhe automjetet

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës krijuan probleme në qytetin e Lezhës. Sistemi i kanalizimeve nuk e përballoi nivelin e lartë të prurjeve, duke sjellë prezencë uji në bllokun e banimit “11 janari” dhe 11.2 hektarë të lagjes “Besëlidhja”.

Niveli i ujit në mëngjes arriti deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Ndërkohë nga moti i keq me shi dhe prezenca e ujit u krijua trafik dhe kaos në lëvizje në pjesën më të madhe të qytetit.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që reshjet e shiut krijojnë probleme në këto zona të qytetit të Lezhës, ndërsa me rënien e intensitetit të reshjeve situata nisi të përmirësohet. Ndërkohë ne qarkun e Lezhës vijojnë të jenë të përmbytura rreth 1 javë, ku problematikat më të mëdha janë në Njësitë Kolsh, Zejmen dhe Shën koll si dhe në Mamurras të Bashkisë Kurbin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›