E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paketa fiskale Berisha Perfitojne 260 mije familje

Paketa fiskale dhe ndryshimet e pritshme që do të prekin biznese dhe persona ishin në qendër të sencës së fundit plenare për para pushimeve të verës. Kryeminsitri, duke cituar të gjithë zërat e kësaj pakete tha se qytetarët do të kenë lehtësira në jetesën e tyre.

“Ne votojmë së bashku heqjen  e tarifës së mallrave të importuara për industrinë  e veshjeve. Edhe kjo ka dy implikime shumë të mëdha, së pari fuqizimin e kësaj industrie dhe në një mënyrë ose në një tjetër tamponimin e rritjes së vazhdueshme të çmimit të veshjeve”-tha kryeministri Berisha.

Ndryshimet në taksat doganore, në akciza dhe taksat vendore janë vlerësuar si rregullime të nevojshme që duheshin bërë prej kohësh.

“Vendosja e taksës së importit të makinave të përdorura për një periudhë disa vjeçare pati një rol pozitiv për bllokimin e makinave me standarte të ulëta në tregun shqiptar. Ky element tërësisht pozitiv gjatë viteve të fundit, sigurisht që gjeti mospranimin nga ana e KE-së dhe detyrimin për heqjen si taksë doganore, atë që ne e vendosëm si taksë ambienti. Kjo masë për vetë mënyrën e funksionimit të tregut dhe mentalitetit tonë të tregtimit të mallrave nuk u vërtetua të ishte efikas”-tha Ministri i Financave, Ridvan Bode.

Në seancë plenare, kryeministri foli dhe për rritjen e pensioneve dhe rrogave si dhe për uljet e çmimeve në shërbiemt e ndryshm e që ofron tregu i telefonisë së lëvizshme.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›