E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimi në Gramsh, autori: E vrava se do më linte

Elbasan- Ilirian Koçi ka pranuar se e ka vrarë vajzën, pasi ajo kishte refuzuar të vazhdonte lidhjen me të. Autori 27-vjeçar, që një ditë më parë qëlloi me automatik mbi 20-vjeçaren Greta Xhaferri, me të cilën kishte lidhje gjaku, nuk ka sjellë asnjë justifikim tjetër për krimin, duke lënë në fuqi shkakun e vrasjes pas ndarjes me të dashurën e tij.

“Greta më donte, por grindja mes nesh ka lindur pasi familjet tona kishin nuhatur lidhjen dhe na kishin ndaluar të takoheshim”- ka thënë ai në dëshminë para prokurorit të çështjes, duke shtuar kishin jetuar një histori të bukur dashurie edhe pse ishin kushërinj.

Por problemet, sipas tij kishin lindur kur familjet e të dyve kishin kuptuar se mes tyre ekzistonte diçka. Teksa ka firmosur pranimin e vrasjes dhe dëshminë e tij Iliriani nuk është shfaqur i penduar as për inçestin dhe as për vrasjen e vajzës që donte.

Ai ka thënë se shkak i të gjithë kësaj tragjedie kanë qenë familjet, pasi ato e kishin detyruar Gretën t’i thoshte se nuk e donte më. Ndërkohë që 20-vjeçarja është transportuar për në banesën e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›