E Shtunë, 31 Tetor 2026

Restaurohet Teqeja e Frashërit

Teqeja bektashiane në Frashër të Përmetit po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë. E njohur si teqeja e Tahir Skënder Nasebiut, kemi të bëjmë me një kompleks ndërtimesh mesjetare, i shpallur monument kulture i kategorisë së parë për vlerat religjioze, historike dhe arkitektonike që mbart. Një fond prej 6 milionë lekësh, i akorduar nga Ministria e Kulturës, është lëvruar për zbatimin e këtij projekti. Sipas drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Gjirokastrës, Spartak Drasa, me këtë ndërhyrje do të synohet që monumenti të shpëtojë nga degradimi i mëtejshëm, por edhe t‘i bëhet një rivlerësim, duke e ////////përshtatshuar atë më mirë si si objekt kulti, por edhe si një kompleks që mbart historinë e një shkolle të vërtetë për mësimin e shqipes. Pjesë e ndërhyrjes restauruese ishte së pari ndërtesa e "Mejdanit" të Teqes Bektashiane, që i përket çatisë, duke ruajtur origjinalitetin e ndërtimit të saj me lëndë drusore. Ndërhyrja përfshin edhe restaurimin e dyshemesë prej druri, suvatimin e të gjitha tavaneve prej druri të saj, duke i trajtuar edhe me vaj lini", thotë drejtori i DRKK-së, Spartak Drasa. Në vëmendje të projektit restaurues të kompleksit të këtij monumenti është edhe "ndërtesa e shërbimit", ku janë duke u kryer suvatimet e brendshme të ndërtesës. Në këtë pjesë janë duke u restauruar të gjithë elementet e tjera prej druri, si dritaret dhe dyert, duke zbatuar teknikat e ruajtjes së origjinalitetit deri edhe në shtrimin e dyshemesë mbi /////binartë fortë druri. Ndërhyrja restauruese ka përfshirë edhe muraturën e gurit në Tyrben e Teqes. Gurgdhendësit dhe suvaxhinjtë restaurues janë duke bërë një punë të kujdesshme në injektimin me llaç në brendësi të murit të dëmtuar të Tyrbes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›