Arkemorti i vetvetes
Të përtypësh, të kapërdish e të honepsësh "produktet Ksera-Bollano" (i pari prefekt i Qarkut Gjirokastër dhe i pasmi kryebashkiak i Himarës), si ushqim i cilësisë së shkëlqyer, do të thotë ose të mos jesh vetvetja, ose të jesh vetvetja dhe kundër saj.
Në asnjë vend të botës, asnjë individ apo grup që tenton të hyjë në politikë, as që nuk i shkon ndërmend të jetë varrmihës i popullit të vet e aq më pak i vetvetes. Në vendin tonë ndodh ky fenomen i kthyer kokëposhtë… Te ne, apo edhe për ne, ose ngjasin ose i kërkojmë të jenë pjesë e jona çudira të tilla, si për shembull, ajo e vetëvrasjes së moralit kombëtar. Vrasje kjo që bëhet edhe duke heshtur, sepse vetë heshtja në një farë mënyre është aprovim me atë ose për atë që logjikisht nuk duhet heshtur.
Çfarë po ndodh me politikën zyrtare të Tiranës, me ndërgjegjen e saj (nëse ka), lidhur me deklaratat antishqiptare të artikuluara nga dy përfaqësues institucionesh të po kësaj politike qeverisëse, Bollano e Ksera? Mos ndoshta ata janë në rrugë të mbarë e për hir të "integrimit në BE" duhet patjetër që shqiptarët të rrezikojnë moralin dhe integritetin e tyre kombëtar e ta besojnë?
Dilema i kalon caqet e logjikës dhe na detyron të pyesim: Ndoshta ata, politikanët tanë, gjenden në rrugë të mbarë dhe shqiptarët që i kanë votuar janë në kundravajtje?! Absolutisht jo! Shqiptarët nuk janë në kundravajtje, por fatkeqësisht nuk janë as në rrugë të mbarë. Nuk janë në të parën, sepse kanë të trupëzuar një status-vivendi, pra moralin kombëtar. Por nuk janë as në rrugë të mbarë, sepse nuk kanë vendosur ende se kujt t‘ia besojnë përkujdesjen e këtij statusi. Gjithsesi, ajo që të dëshpëron është fakti se "disa" mendojnë se, meqë jemi në demokraci, janë parlamentarët ata që përfaqësojnë shqiptarët, qoftë kur shkojnë për nevoja personale e qoftë kur diskutohet identiteti tyre. Gabim! Akoma më keq, edhe faj! Kjo nuk është demokraci, por më së paku, pabesi ndaj shqiptarëve. Nuk është "njëqind e dyzetëshi parlamentar" ai grup që përcakton as vajtjen në tualet të shqiptarëve, e aq më pak atë, identitetin dhe integritetin e tyre. Mendoj se jashtë "njëqind e dyzetëshit parlamentar" merr frymë një tjetër juri. Kjo juri është padyshim ndjenja kombëtare, vlerë kjo që qëndron mbi kutinë e votimit.
***
Ne shqiptarët kemi pasur historikisht dy skaje që kanë përcaktuar, në një farë mënyre, mbijetesën tonë. Njëri skaj është "ekuacioni i mbijetesës momentale të interesit" dhe tjetri "ekuacioni i të qenit vetvetja në raste krizash a fatkeqësish". Ndërmjet këtyre poleve, ka ekzistuar historikisht një duel gladiatorësh.
- I pari ekuacion vërtetohet fiks edhe me "talljen-pagane" ndaj besimeve fetare. Këto besime, që janë shfaqur gjithmonë si në të kaluar e sipër në tokën shqiptare, janë konsideruar nga shqiptarët thjesht interes i çastit e jo dashuri platonike. Këtë e tregon edhe bashkëjetesa fetare në vendin tonë, që i ka kaluar caqet e komplikacioneve (nga të cilat vuan pothuaj gjithë bota moderne sot), e aq më tepër përdoret si precedent dhe si institucion edukimi edhe në vendet më të zhvilluara të Evropës.
- Ekuacioni i dytë vërtetohet katërcipërisht disa herë përgjatë historisë shqiptare, nga Aleksandri i Madh (që vendosi të mos robëronte apo pushtonte më bashkëkombësit e vet), te Pirrua i Epirit, i cili "kopjoi" Aleksandrin, te Skënderbeu që unifikoi të krishterë e myslimanë për shqiptari e deri te vlerat e rilindësve që nuk kanë nevojë për koment…
Ky binom i të qenit në shërbim, herë të përkohshmërisë e herë të kthimit te vetvetja, është jo pak, por vlerë e një kombi si ky yni. Kështu që, ata, të cilët, dashur pa dashur stimulojnë depolarizimin e këtij polariteti shekullor, ose janë të ngathët mendërisht, ose janë vegël "pa zë" në duar të dyshimta. Politikanët e tanishëm, nesër do të përballen me historinë, nëse nuk reflektojnë për atë që duhet e nuk duhet, të paktën shpirtërisht, të jenë për qytetarët që përfaqësojnë.
***
Le t‘i rikthemi ‘pingpongut‘ Ksera-Bollano për të kuptuar atë që ndodh ende ndër ne, shqiptarëve, pas padrejtësive shekullore të rigjeneruara në ditët e sotme nga një tjetër stil modern, pra nga vetë institucionet e shtetit, Prefektura e Gjirokastrës dhe Bashkia e Himarës. Kjo lojë, me dy a me më shumë porta, konsiston në një sëmundje të kahershme të ultranacionalizmit grek. Bollano kërkon që jo vetëm ta quajmë vorio-epiriot, gjë që e ka shprehur hapur në media, por t‘i japim edhe tokën që i "takon". Ksera, pasi Bollano e ka marrë tokën që i "takon", nuk do më shumë se të jetë ai ligjëvënësi mbi të, pra prefekt i Vorio-Epirit.
Pra, i pari kërkon kantonim-zviceran, i dyti administrim të këtij kantoni. Sa modern dhe largpamës?!
Bukur! Madje, shumë bukur! Por, ajo që na shqetëson nuk janë as deklaratat plot fantazi të Bollanos dhe as ato fanta-shkencore të Kserës, por mefshtësia, frika e servilizmi i tepruar i politikës zyrtare shqiptare, deri aty sa nga brenda saj e në emër të saj vijnë e venë, përmes institucioneve shtetërore, interesat e Beogradit e të Athinës sikur të ishin interesat e Kosovës a Çamërisë.
Ndërsa u përulemi me respekt deklaratave morale të shumë politikëbërësve tanë (Ngjela, Neranxi, Xhufi, Gjinushi, Gjini e Leskaj) ditë më parë lidhur me cenimin e integritetit kombëtar dhe shkeljen e hapur të Kushtetutës së Shqipërisë, nuk kemi paq për heshtjen zyrtare të grupit qeverisës, pra mazhorancës. Kjo mazhorancë e jona, kur "thotë" edhe pa folur se "duhet të shohim përpara e të integrohemi në Evropë", se "nuk na prish punë një Kserë a një Bollano", nuk i shërben as moralit dhe dinjitetit kombëtar, por as vetë Evropës, e cila është konceptuar si një bashkim vlerash, morale, ekonomike, financiare, njerëzore, pra, një bashkim komb-shtetesh me integritet kombëtar etj.
A është e ndërgjegjshme politika e Tiranës se gjithçka që vdes, si për shembull "Megalideja", ringjallet në një tjetër formë, si për shembull Ksera-Bollano? Apo mos ndoshta është kaq naive sa të mos analizojë faktin se në raport me mijëra shekuj të historisë botërore-Lufta e Dytë është një krim i ndjeshëm ende sot, kur plagët dhe kokat e nxehta të saj janë nëpër këmbët tona dhe jo shumë larg nesh? A nuk janë një pasqyrë aktuale e një fashizmi modern-shtetar ngjarjet e fundit në shtetin fqinj, Greqi, një formë e rrezikshme e diktaturës së makinës-shtet mu në zemër të Evropës, ku policia e një shteti anëtare e saj vret qytetarë të pafajshëm? Ndërsa në Shqipëri, policia akuzon dy të rinj (rasti i dy të rinjve të Toçit që protestuan ndaj ideve fashiste Ksera-Bollano), sepse ata ndjehen shqiptarë.
Mendoj se politika zyrtare e Tiranës dhe, në përgjithësi politikanët e saj, duhet jo vetëm të jenë të vëmendshëm për çka ndodh përreth, por edhe të mos anashkalojnë teorinë e vërtetuar se "aty ku ka interesa, mund të ketë edhe luftë". Ajo, politika e Tiranës, duhet të heqë dorë nga të qenit arkëmort i vetvetes, i interesave kombëtare…, por duhet të jetë e zhdërvjelltë dhe herë-herë edhe "dinake".