Tirana pa drita, dy orë në ditë, për dy javë rresht
Fillojnë kufizimet e energjisë elektrike në kryeqytet ndaj dhe banorët e Tiranës, për dy javë me radhë, duhet të kërkojnë një zgjidhje alternative për orët e ndërprerjes së dritave. Përfaqësuesit zyrtarë të Operatorit të Sistemit të Transmetimit konfirmojnë faktin se për rreth dy orë në ditë do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike të kryeqytetit. Kjo për shkak të defekteve të shumta të ndodhura gjatë këtyre ditëve me mot të rënduar. Ndërkohë që drejtuesit e OST-së bëjnë të ditur se koha e domosdoshme për riparimin e të gjithë këtyre defekteve është jo më pak se dy javë. Megjithatë, jo të gjitha zonat e Tiranës do të kenë njëlloj mungesa të dritave. Disa do ta vuajnë më shumë mungesën e energjisë elektrike, po të kihen parasysh edhe temperaturat e ulëta të këtyre ditëve dimërore.
Ndërprerja e energjisë do të jetë kryesisht në oraret e pikut nga ora 18-20 të çdo dite.
"Kufizimet në Tiranë do të variojnë sipas zonave. Tirana furnizon pjesën veriore me energji, ndaj do të ketë mbingarkesa të stacionit", u shpreh drejtori i OST-së, Ymer Balla.
Gjithashtu, mungesën e energjisë elektrike do ta vuajnë edhe zonat në veri të vendit. Aty ku aktualisht ka vështirësi edhe në lëvizjen e njerëzve dhe automjeteve për shkak të dëborës dhe akullit.
Që nga dita e djeshme, disa zona në Tiranë u përballën me mungesën disaorëshe të energjisë elektrike. Shkak për këtë, u bë puna që ka kryer Operatori i Sistemit të Shpërndarjes në nënstacionin e Selitës në Tiranë, për vendosjen e një transformatori të ri 10 kv, i nevojshëm për fuqizimin e rrjetit të energjisë elektrike në zonë, pohojnë drejtuesit e këtij sektori. Kështu, si pasojë e kësaj ndërhyrjeje, gjatë ditës së djeshme ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09.00 e paradites, deri në orën 12.00 të mesditës. Punimet kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë në Yzberisht, Selitë, rrugët "Misto Mame", "Babë Rexha", ish-NPV, zona e ish-Parkut, si dhe Sauku. Ndërprerjet e energjisë elektrike paraditen e djeshme, u normalizuan vetëm gjatë orëve të pasdites.
Pak kohë më parë drejtues të OSSH-së deklaruan se nuk do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike. Ato që kanë ndodhur ata i kanë konsideruar thjesht si kryerje të remonteve dhe investimeve të paracaktuara në buxhetin e kompanisë. Ndërkohë që puna për rehabilitimin dhe fuqizimin e nënstacioneve elektrike të paktën për qytetin e Tiranës u premtua se do të përfundonte me mbarimin e vitit 2008 në dhjetor.
Po kështu, situata nëpër rrethe është e tillë, ku nuk kanë munguar ndërprerjet e shpeshta të energjisë, edhe si pasojë e motit të keq të këtyre ditëve dhe dëmtimit të shtyllave të tensionit.