Penalitete për shkeljen e detyrimeve
Bashkia e Tiranës ka vendosur afatet për pagesën e detyrimeve vendore për biznesin e vogël për vitin 2008. Sipas burimeve të bashkisë, "afati i fundit për pagesën e këstit të parë të detyrimeve është data 20 prill, afati për këstin e dytë është data 30 qershor, ndërsa afati për këstin e tretë është data 20 tetor e vitit 2009". Sipas të njëjtave burime, "në rast pagese të plotë brenda afatit të parë 20 prill, bizneset do të përfitojnë 10% ulje të detyrimit fiskal. Në të kundërt në rast mosrespektimi të afateve biznesi do të gjobitet me vlerën e 25% të vlerës së taksës". Gjithashtu, Bashkia e Tiranës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Taksave Vendore njofton se në rast të mosmarrjes së detyrimit tatimor, për shkak të mungesës së adresës ose adresës së gabuar, qytetarët janë njoftuar që të paraqiten pranë sporteleve të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave, duke filluar që nga data 10 prill e këtij viti.