Retro/ Histori: Votoi, u arrestua
18 qershor 1872
Më 18 qershor 1872 Susan Anthony u arrestua me akuzën e votimit ilegal në zgjedhjet presidenciale të vitit 1872, të dy javëve shkuar. Ajo u gjykua dhe u dënua 7 muaj më vonë, pavarësisht prezantimit elokuent dhe frymëzues të argumenteve të saj, se i sapomiratuari Amendament i 14-të, i cili u garantonte “të gjithë individëve të lindur apo natyralizuar në Amerikë “nuk mund t’u merrej liria, jeta, prona pa iu nënshtruar një procesi ligjor dhe as mund t’i mohohej një individi mbrojtja e barabartë para ligjit”. Privilegjet e qytetarisë, të cilat nuk përmbanin një ndarje gjinore, i jepnin grave të drejtën kushtetuese për të votuar në zgjedhjet federale. Gjyqi i saj u zhvillua në gjykatën e Kontesë Ontario në Canandaigua të shtetit të New York-ut. Gjykatësi Ward Hunt nuk e lejoi Anthony-n të dëshmonte për veten, lejoi që deklaratat e saj të lexuara në kohën e arrestimit të klasifikoheshin si “dëshmi”, i dha urdhër të hapur jurisë që ta shpallte fajtore dhe lexoi një opinion që ai kishte hartuar para se të niste gjyqi. Anthony u dënua me 100 USD gjobë, por jo me burgim dhe shpalli pas kësaj se “Nuk kam për të pagur as edhe një dollar për këtë dënim të padrejtë”. Ajo, në fakt, nuk e pagoi gjobën kurrë dhe qeveria amerikane, e sikletosur, u tërhoq nga ideja e mbledhjes së gjobës. Susan Brownell Anthony ishte aktiviste e shquar amerikane për të drejtat e grave. Ajo u lind më 15 shkurt 1820 në West Grove, Adams të shtetit verilindor Massachusetts.