E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Press: Grekët kundër Toskëve

Gazetat greke nisnë përsëri të vjellin vrerin e tyre kundër kryengritjes që plasi tani afër dhe në Toskë.

Nga ana jonë grekët kurdoherë i kemi karakterizuar si njerës që duan të futin turinjtë atje ku s’i afërojnë. Përse të çiren e të zëmërohen grekët? ǒduan Grekët në Toskëri? Këto dy pyetje jemi shigur që vëllezërit tanë Grekët do mos i pëlqejnë fare. Po, sido që të jetë, ajo s’është puna jonë.

Javën e shkuar, te artikulli ynë Shqipëtarët dhe Grekët, shënuam që Grekët, po të duan, kanë një fuqi të madhe, të përkrahin Toskët, ashtu siç u-përkrahnë Gegët nga Malëzie, dhe këtë javë çfaqim që Grekët jo vetëm do mos na përkrahin, po dhe do të na ndjekin pa mëshirë. Ca telegrame prej Athine, të kësaj jave, na lajmërojnë dinakërisht që “kryengritja në Toskëri më të shumët qënkan Grekër”. Ca gazeta greke thanë që Shqipëtarët do t’a humbasin sympathin e tyre që kanë fituar nga Grekët (siç) dhe shumë çpifje të tjera.

Vini re tani sa të pabesë rrëfehen grekët. Porsa q’u- deklarua lufta në Gegëri, Shqipëtarët nër kërkimet e tyre shënonin që Monastiri, Ysqypi, Shkodra, dhe Janina të njihen katër vilajete të Shqipërisë. Q’ahere Grekët nisnë të çkëmbejnë marrëveshjet e tyre midis bullgarëve, dhe pas pak javësh zunë të dalin çeta, gjoja për të mprojtur viset e tyre. Kio, pas mëndjes s’onë, na bën të besojmë që Grekët s’na e duan të mirën.

Munt që lajthitemi, po gjer më sot shënjat këto na tregojnë.

Ndihmë, pra, mos prisni nga të huajtë. Në u-grefshim dhe në u-bashkofshim që të gjithë, Shqipëria do ta fitojë vetëqeverimin e saj me trimëri dhe me gjak; po s’i përveshmë vetë krahët, s’bëhet gjë. Grekët dhe Sllavët e tjerë të Ballkanit janë gjith’ ata të parit.

Më së fundi mbarojmë, dyke u kujtuar Grekërve që çlirim i tyre ardhi prej nesh; dhe në qoftë se i harruan kaqë shpejt, me këtë rrëfejnë që s’janë njerës të qytetëruar.

Degë Kishëtare në So. Framingham, Mass.

I nderçim drejtor,

Ju bëjmë zë se këtu në So. Framingham, Mass, filluam një degë kishëtare për të cilën përpiqeshin pa reshtur.

Dyke u mbledhur si vëllezër, më 28 të Marsit, ditën e Dielë, i dhanë funt që dhe neve këtej të bashkohemi e të bëhemi anëtarë te Kisha Orthodokse “Shënt-Gjergji”.

Anëtarët e Shoqërisë Kishëtare, gjer më sot, janë këta zotërinj, të cilët dhanë nga dy dollarë për një mot: ZZ. Polikron Themel Progri, Kristo Bratko dhe Lambi Pançe, Lamb D. Katsrafilaku, Kristo Kosta Gyres, John dhe Vëllazëria Karroll, Thoma Gramo, Pandi E. Progri, Dhori Stratobërdha, Sotir Spiro Stratobërdha, Kosta Sterjo Mborja, Vani Stefan Korça, Pandi Andon Luarasi, Pandi Ilo Mborja, Vasil Vangjel Korça, Ilo Ligor Korça, Dimitri M. Dishnica, Argir Kondilar, Onco Spiro Voskopoja, Vasil Çina Opari, Vasil Thoma Gjyresi, Konstandin George Helmësi.

Të gjithë mblidhen 21 anëtarë dhe 42 dollarë.

Pleqësi’e kësaj dege u-zgjodhë këta zotërinj: Kontrollor Z. Thoma Gramo; arkëtar Z. Polikron Themel; shkronjës Z. Pandeli E. Pogri; Pleq ZZ. Vasil Vangjel Korça, Pandi Ilo Mbroja.

Passi muarë funt bisedimet me një dashuri të madhe, u-kënduan shumë këngë kombëtare dhe pastaj u-përndamë të kënaqur. Shprehim që dhe Shqipëtarët e tjerë do të shkruhen anëtarë.

Mbetemi me nder,

Dega Kishëtare

Klubi i D. Të R. Përparimi

Të djelën, më 2 Prill, u mbajt mbledhja e përmotëshme e klubit të D. Të R. Përparimi në sallë të klubit. Kryetari hapi mbledhjen me një fialë të bukur. Pastaj shkronjësi lëçiti letrën e Z. Ilo Tromarës. Si u panë hesapet të qëruara, u-dha funt të shtypë Klubi një librë më të nevojshme prej të palodhurit Prof. Sotir Peci. Më në funt u zgjoth kio pleqësi: Kryetar Z. Kosta Gjerazi, arkëtar Z. Stavro Pani, Shkronjës Z. Kleanth Coci, këshilltarë ZZ. Thoma Xholdani, Ligor Coci, kujdestar Z. Thimi Zengo. Përfaqësonjës në E. Cambridge Z. Thoma Ktona, dhe në Boston Z. Ilo Zdrulli.

Nga zyra e klubit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›