Retro/Press: Kur të mërrijë banka e emisjonit me u kombëtarizue …
Leku asht ba parja e qarkullimit në Shqipni. Sa miliona lekë janë konjue e din vetë Banka Komtare edhe Ministrija e Financavet.
Ky lek a asht bollëk për plotësimin e nevojave të shkëmbimit?
Ky lek a asht tue sjellë nëpër banorët e Shqipnis a po vjen prapë ndër kasa të Bankës Komtare me u shkëmbye në valutë të huej?
Sejcili prej nesh e din mirë se kjo copë metal e rin popullit shqiptar në kornizë.
Po dikur a o të ketë ndoj vleftje?
Ate s’e dij… e sejcilli ka për t’a kujtue për llogari të vet. Kohja asht besnike për vërtetime.
E vërteta asht se lehtësina nep kjo copë parjet. Pra nji nevojë e domosdoshme. Kështu sa ma shum lekë qi të jenë në qarkullim aqë ma mëshirë e shpesh bëhet shkëmbimi.
Banka Komtare boton gjendjen e llogarinave me 31 Janar 1935 ku figurojnë bileta në qarkullim frank Shqipnije 12.739.485. kjo sasi biletash 5 frank, 20 frank, 100 frank pa as nji datë emisjoni tesh sa vjet figuron ndër relata të kësaj Banke afro 13 Miljona.
Këta 13 miljona tue ndejë në posedim të banorve të Shqipnis, nuk janë paraqitë Bankës Komtare për tu shkëmbye me ar ase me valutë të huej. Ky asht nji fakt i pakontestueshëm e provon vazhdimi qi ky bankanotë rrin në kornizë të popullit për të vetmen dobi t’atyne financiarëve qi formuan Bankën vetëm me nji kapital të derdhun frank 3.837.500. A thue do t’gjindet ndonjani prej këtij instituti të provojë të kundërtën?
Shtoj edhe ma sa ky bankanotë tue sjellë në përdorim të banorëvet, sa do të jetë sasija qi humbet, digjet? Analet financiare a nuk flasin ndo pak mbi përqindjet qi përfitojnë Bankat e Emisjonit vetëm prej shdukjes së këtyne letrave akidentalisht dhe normalisht?
Për këto paçavra në botën e gjytetnueme profilat për Shtete janë të mdhaja, për postë ne qi shteti nuk ka veçse nji fitim afro frank 30.000 në vjetë!
Pra, sejcili ndër ne e mban ndër mënd e jo fort larg se sa pare e madhe u shifte në qarkullim, e sot të gjith bërtasin: s’ka pare! Jo, 100 franku sikur ishte i rallë përpara, sot asht ba ashtu i rallë copa 5 frang.
Parja intrenseke e metalit na ka ikë prej Shqipnije për shum arsyena.
Instituti i Bankës Komtare e din mirë gjëndjen t’onë financiare dhe ekonomike.
Flasin faktet, flasin statistikat e import - ekesportit. Ajo e din mirë se ky popull ka mbetë me pare pakë, e se vështrimi i kësaj gjendje bejn katastrofën.
Kjo gjëndje a asht nji fenomenë?
Anormaliteti i këtij Instituti janë shkaqet kryesore qi kanë formue situatën t’onë.
Dihet se financier nuk ka mëshirë as merhamet. Pra, në interesë të vazhdimit për me na eksploatue Banka e Emisjonit, duhet t’i proponojë vetë Qeveris Shqiptare nji dhanje uhaje prej 50 Miljonash frank Shqinijet, me nji interesë 2.50 deri 3% në vjetë plus 5% amortizim kapitalit në vjetë, për në dashtë mos të bahet tepër vonë qi situate prej vevtetiu të ndalojë definitivisht vazhdimin e këtij eksploatimi të neveritun.
Fola për uhanë e 50 Miljonave si nevojë për situatën e sodit paralel me vijat e ndjekuna të Qeveris deri sa kjo nuk ka marrë masat për t’i imponue Bankës të paktën nji revisjon tue u bazue se Banka e Emisjonit asht në kundërshtim me politikën e ekonomis Shqiptare.
E kur të mërrijë Banka e Emisjonit me u komtarizue asht detyrë e popullit me u majtë festë komtare, se ajo ditë asht lirimi zgjedhës n’indipendencën e ekonomis komtare.
Me realizimin e indipendencës politike të cillën jena tue gëzue nën udhëheqjen e Prisit t’onë të Madhit ZOG I, Mbretit e Sovranit t’onë Shpëtimtar po të bashkohet edhe indipendenca e ekonomis, atëherë këjo gjendje ka për të kenë rraja e çimentueme e përparimit dhe të nji evolucjonit jo vetëm ekonomik por edhe i pajisun me të gjitha fazat e civilisacionit.
Kjartas e çpalli se nuk ka nieri në Shqipni qi sot të prajë tue i thanë tjeterit: Na fiku Banka! Kështu akuzohet Banka në gojën popullit.
E kjo asht Vox Populi Vox Dei.
Mark Kakarriqi
A propos…
Simotra jonë “Vatra”, për “kompetencën” e drejtorit të së cilës në këtë lëndë s’ka as pak dyshim, shkruan, në numrin e saj të 9 Qershorit, për “Bankën Kombëtare”, këto që vijojnë:
“Mos na hanë me sy
Nuk dimë nëse ësht shënuar dhe sa ësht shënuar në buxhetin e ktij viti suma që ka për të marrë, si të drejtë mbi fitimet që ka Instituti Bankar nga tregëtarizimi i monedhës shqipëtare.
Banka, në bilancin e saj që u botua në numërin e fundit të fletores s’onë, i ka caktuar Qeverisë 30.618.80 fr.ari (10 për qind mbi fitimet), mbi një sasi monedhash që është në qarkullim prej 11.019.258 franga. Po thuaj gadi sa ësht dhe peshqeshi i personelit të Bankës që merr zakonisht në çdo vit dhe i cili sot ka arritur 24.493.45 franga!
Me këto 30 mij frangat e lanë duart për gjithë vitin e kaluar Shtetin Shqipëtar mbi të drejtën eksluzive që i ka dhënë Bankës për nxjerjen e bankanotave.
Por më mirë t’a mbyllim këtë muhabet se mos na hajë bota me sy. Tridhjet mij franga në vit, për një shtet, s’ësht një shumë për t’u hedhur prapa krahve…
Hudhëra, me fjalë të tjera!”.