E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Mançesteri në garë për Montolivon

Arsenali kishte vendosur më herët por tani edhe Mançester Junajtid është futur në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit italian të Fiorentinës, Rikardo Montolivo. Fiorentina duket se ka paralajmëruar se do e shesë Montolivon gjatë janarit, por te ndonjë klub i huaj, edhe pas interesimit të Milanit. Sportmediaset raporton se disa agjentë të Mançesterit dhe Arsenalit qëndruan dhe shikuan paraqitjen e Montolivos ndaj Irlandës së Veriut. Montolivo ka qenë shumë i lidhur me një kalim të mundshëm tek ekipi i Arsenalit, por sipas mediave angleze në luftë për të është futur edhe ekipi i Junajtid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›