E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 18 tetor 1081 Beteja e Dyrrahut

Beteja e Dyrrahut (Durrësi i sotëm) u zhvillua më 18 tetor 1081 ndërmjet Perandorisë bizantine të udhëhequr nga Perandori Aleks I Komneni dhe Normanëve të Italisë së jugut nën Dukën e Puljes dhe Kalabrisë Robert Giskardi. Beteja përfundoi me fitoren e Normanëve. Pas pushtimit të Italisë nga Normanët Perandori bizantin Mikeli VII e fejoi të birin me të bijën e Robert Giskardit. Kur Mikeli u rrëzua nga froni, Roberti e mori këtë si shfajësim për të pushtuar Perandorinë Bizantine në vitin 1081. Ushtria e tij rrethoi Dyrrahun, por flota u mund nga venedikasit. Më 18 tetor, Normanët u përplasën me një ushtri bizantine të prirë nga Aleks I Komneni në periferi të Dyrrahut. Pas fitores, Normanët u futën në Dyrrah në shkurt 1082 dhe përparuan duke kapur shumicën e Maqedonisë dhe Thesalinë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›