E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujkani, 4 pllaka titani në fytyrë

Portieri i kombëtares kuqezi, Samir Ujkani do të qëndrojnë larg fushave të lojës dhe stërvitjes për të paktën 40 ditë. Gardiani i Novarës u dëmtua të dielën në përplasjen që pati me shokun e tij të skuadrës, Morganelën, theu hundën, nofullat si dhe humbi katër dhëmbë. Ujkani u transportua menjëherë në spital, ku u operua në “Ospedale Maggiore” të Novaras. Nata për portierin e kombëtares së Shqipërisë ka kaluar e qetë, por operacioni nuk ishte i lehtë, pasi në fytyrën e Ujkanit u vendosën katër pllaka titani. Samiri do të qëndrojë në spital deri të mërkurën dhe pjesën tjetër të pushimit do ta kalojë në shtëpi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›