E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matjaz Kek: Shqipëria? Pse jo

Ndonëse burime të sigurta në FSHF pranojnë se tratativat mes presidentit Duka dhe Besnik Hasit kanë avancuar dhe janë shumë pranë akordit, në rrugën që të shpie te stoli kuqezi ka vendosur që të futet edhe ish-trajneri i Sllovenisë, Matjaz Kek, i cili përbën edhe rrezikun më të madh për Besnik Hasin. Të hënën, tekniku dha dorëheqjen nga përfaqësuesja sllovene, ndërsa nuk mohoi mundësinë e drejtimit të skuadrës shqiptare. “Shqipëria ka një ekip shumë të mirë. E them këtë pasi i njoh mirë futbollistët dhe kam luajtur kundër saj. Dyert janë të hapura dhe nuk e përjashtoj si mundësi”, ka thënë Kek për mediat sllovene, duke lënë të nënkuptohet se do ta mirëpriste drejtimin e kuqezinjve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›