Roma, Luis Enrike pranë dorëheqjes?
Luis Enrike mund të japë dorëheqjen nga Roma. Trajneri portugez ka pasur një takim të hënën me skuadrën për të biseduar rreth gjërave që nuk po funksionojnë te verdhekuqtë. Drejtori sportiv, Valter Sabatini ka shprehur dyshimet e para rreth zgjedhjeve të trajnerit. Në rast të humbjes në Novara këtë fundjavë, trajneri spanjoll mund ta marrë në konsideratë idenë që të japë dorëheqje, shkruajnë mediat italiane. Luis Enrike e kishte marrë në dorë Romën gjatë verës që shkoi, me objektivin që të aplikonte modulin e lojës së bukur që e aplikon Barcelona, por deri tani nuk ia ka dalë mbanë.