E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 8 shtator 1157 Rikard Zemërluani

Rikardi I, Mbret i Anglisë nga 6 korriku 1189 deri në vdekje, 6 prill 1199, u lind më 8 shtator të vitit 1157. Ai ishte gjithashtu Dukë i Normandisë, Dukë i Akuitanisë, Dukë i Gaskonjës, Zot i Qipros, Kont i Anzhusë, Kont i Mejnit, Kont i Nantës dhe Kryezot i Britanisë në kohë të ndryshme gjatë së njëjtës periudhë kohe. Ai njihej si Rikard Zemërluani edhe përpara se të fronëzohej, për shkak të reputacionit të tij si luftëtar dhe udhëheqës i madh ushtarak. Në moshën 16-vjeçare Rikardi komandonte ushtrinë e tij duke shtypur rebelime kundër të atit, mbretit Henri II. Rikardi ishte një ndër komandantët kryesorë të ushtrive të krishtera gjatë Kryqëzatës së Tretë, duke udhëhequr efektivisht fushatën pas kthimit në Europë të Filip Augustit dhe duke shënuar fitore të konsiderueshme kundër Saladinit, komandantit të ushtrive muslimane. Megjithatë, ai nuk qe në gjendje ta ripushtonte Jerusalemin. Megjithëse fliste vetëm frëngjisht dhe kalonte shumë pak kohë në Angli (jetonte në Dukatin e Akuitanisë në jugperëndim të Francës), duke zgjedhur që ta përdorte mbretërinë e tij si burim të ardhurash për të mbajtur ushtritë e tij, ai shihej si hero virtuoz nga subjektet e veta. Ai mbetet një prej pak mbretërve anglezë i kujtuar me një epitet dhe jo me numrin mbretëror dhe është një figurë ikonike e qëndrueshme e Anglisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›