Retro/Press: Letër nga Durrësi e Janina
Bëjmë me dit zotërinë t’uaj qi, sot më 31 të Korrikut, para mesdite, masi foli pazarit tellalli, u mblodhë në klubt (siç) shqipëtaro-xhonturk dhe aty ndërmjet shumicës prej Xhonëve dhe popullit, foli një Xhon Turk përmbi çështjen e Malësorëve, ku tha këto: “Ushtarët trima t’Imperatorisë t’onë e shuan për gjithë heret, massi prej marrësit e tyre u-vranë nja 1,000 e ma tepër, në qoftë se vem dhe Malëzest bahen ma tepër se 1,400, dhe prej ushtarëve as 200. pra, kjo çështje mbaroi. Malësorët me faqe të zezë u-kthyen nër vëndet e tyre.
Vëllazën të dashur Osmanllinj!
Si e patë, dhe unë po ju thom që ato që bënë ata dhe disa intriganë të tjerë, ç’u thoni për të tilla? Mos i merrni para sysh, as mos i dëgjoni fare; juve s’kini të bëni tjatër, veç se me u mbajt me këshillat e lumura të Imamëve, e Hoxhallarëve, se këta janë të vetëmit besnikë të L.M.T. Sulltanit tonë, pa të cilin Perëndia mos na lasht kurrë....”
Folësi, i dukun si besnik, flet para popullit fanatik të pa-kupëtuër gjëra të pa qëna e të pa thëna, po as të shkume në fiqir të Shqipëtarëve të kthiellët. Se atdhetarët kurrë s’e kanë dashur të rrojturit e tyre pa Sulltan. Sikundër dhe shumë herë e kanë diftumun ku e ka lup nevoja, si edhe shtypi Shqipëtar për her merret sipër kësaj çështjeje, por të dhënat e këtij Zotnie si edhe të shokëvet të tij janë ballafaqesh intriga të pa-krypta, se për vegël e këshillojnë fenë, dhe kryetarët e fesë, e cila dhe të cilët s’kanë të bëjnë me atdhetarismin, përveç detyra e Imamëve, e Hoxhallarëve, si edhe e Priftërinjve asht me diftumun rugën e drejtë pas librave të shënjta, se e punumja pas të dhënat e Xhonëve bien përçarje nër mest të Shqipëtarëve, të cilat siellin prishjen e atdheut.
Liridashësi
Letër nga Janina
(Marrë nga Liri e Shqipërisë)
Zoti direktor,
Më 10 të këtij muaji në mal të Kardhiqit, në manastir Cepo, u-mblodhë kryetarët e betuar për Liri a vdekje: nga Gjirokastra Besim Vesel, Hasan Çika me shumë trima të tjerë, nga Delvina Z. Namik Beu me mjaft shokë burra të luftës, nga Arbëri Shuko Progonati dhe Riza Nivica me shokë, nga Kuçi Shefqet Gjonleka me mjaft burra t’armatosur, nga Borshi Izet Trimi me shumë shokë, nga Tatazati Yzeiri, kryepolicia i Sarandës me Hamzanë, nga Filati Musa Demi dhe Muharrem Rushiti me shumë trima të ndjerë. Në këtë mbledhje me rëndësi në manastir mori pjesë dhe Mufid Beu, deputat i Gjirokastrës, bënë fjalë gjër e gjatë si krerët shqipëtarë në kohë të Skendërbeut, dhe vendosnë kërkimet e tyre, të cilat i’u dërguan guvernës; i dhanë edhe një të shkruar mytesarifit, kërkesat e tyre gjithë si kërkesat e Malësorëve dhe në qoftë se guverna nuk i mbush, gjaku do të derdhet gjer më gju, dhe kështu u-përnda si cili në vënt të shënuar. Nër malet e Arbërsië po valon flamur i kuq me shqiponjën e zezë me dy krerë. Kio shënj e zezë për Anadollakët dhe e bardhë për Shqipëtarët! Në rrap Derven, Tepelenë, Abas beu me pesëqint shpirt. Namik Beu shkoj për në Vlorë dhe Berat, Z. Hasan Çika, Musa Demi, M. Rushiti shkuan për në Çamëri.
Më 13 maj të këtij muaji guverna e këtushme dërgoj për në Gjirokastrë 2 mitraloza dhe një tabor ushtar këmbës shumë shëronjës me ilaçe. Afër Vlorës duallë 10.000 pushkë që i kanë blerë Shqipëtarët kryengritës n’Evropë.
Nga Stambolli dërguan 250 xhandarë të krishterë, Judhenj e Myslimanë, se të vëndit nuk i besojnë. Qeveria turke kërkon të mbledhë redifë që më 20 e gjer më 90 vjeç. Vëndet reth Janinës janë mbushur plot me andarë.
Liridashës i Janinës
14 korrik, 1911