Retro/Press: Randsia e shkollavet t’natës
Që m’atë ditë kur populli shqiptar mori ndergjegjen e plottë të vetqevrimit t’tij një ze dëshirë u çfaq nga ana e të gjithë idhealistëve t’anë: mos të prisnim çdo gjë nga Qeveria. Por, kjo e drejtë kaq e madhe mbeti, që sot e kësaj ditë, vetëm një dëshirë platonike pse shqiptarët, duke vazhduar pas zakonit të zi anadollik, mbërthyen duart kryq në kraharur dhe prisnin të mirën nga qielli. Kemi një Qeverië, thërrisnin shqipëtarët e Mehrues, e cila duhet të na përmirësoj, të na ngrehin me nje here në shkallen evropiane. Ja trashëgim’ i zi që na lanë egërsirat e Asiës, por brezi i sotëm duhet të mendoj ndryshe, duhet të përveshin llerët, pse përparimin e vërtet s’munt t’a presim as vetëm nga Guverna, as si peshqesh nga Perëndia, i cili i tha njeriut: Aide-toi, le ciel t’aiderat!
Iniciativa private ka dhënë pemë të dobishmë në të gjithë botën evropiane dhe jo më pakë dobi to t’i sjellin ner ne, po t’i japim botës me të vërtetë atë rëndësi që meriton. Pa dyshim, nje nga iniciativat që përket sidomos përmirësimin e popullit dhe që idhealistët me famë e kan në gojë mot’ e jetë, është shkolla e natës! Çdo shqiptar, me pakë o shumë kullturë, kupton rëndësinë e këtij themelimi modern dhe një provë të çkëlqyer e kemi nër ato pakë shkolla të natës që no nje Shoqerië ka hapur në qëndrat e mëdhaja.
Kjo iniciativë private por, duhet të verë rrenjë të shëndosha, pse vetëm nga populli, vetëm nga krahët e forta të punëtorit qe, i lodhur nga punët, vjen të çlodhin mëndjen në këndimet e darkës, vetëm nga ata shpreson me të vërtetë Atdheu i dashur t’ardhme të lulëzuar. Bujkut, kovaçit, furrxhiut dhe të gjithë vogjëlisë me radhë duhet t’i shtiem në shpirt, me anë të shkollavet të natës, se ç’detyrë të shëntë kanë ata drejt atdheut, se ç’barrë të rëndë kanë ata mi cverk, po deshën të mirën e djemevet, pemën e djerësës së tyre dhe përparimin e t’ardhsmes. Është e drejtë se të gjitha këto ndjesija madhëshotore punëtorit të pa gdhëndur nuk munt t’i futen me nje herë në krye, se pikë së pari duhet pregatitur kopshti pa të çelin fara, por ësht e drejtë edhe se këtë evolucion shoqëror kaq të dobishëm s’duhet t’a shtyjmë dita ditës. Ti japim edhe neve këti themelimit atë lartësinë karakteristike që e çquara nër tjera vise të qytetëruara.
Mjerisht por ka no njeri ne, i cili s’i quan të nevojshëm çdo çast dëshmorët t’anë vetqeverimin e Atdheut të dashur.
Të gjitha këto sende por, duhet ti tregohen puntorit jo me fjalë të larta, po në mënyrë familiare, me zell të plotë duke kushtuar të gjithë fuçinë e shpirtit të nxehur. ǒpërshtypje do të bëj për ta kur t’iu tregohet zgjedha e jonë katërqindvjeçarëve, kur t’u tregohet fytyra madhështore e Skëndërbeut që përçan errësirën e tmerrëshme dhe i jep popullit liriën e shtrenjtë , kur tiu tregohet sa gjak ësht derdhur nga bandillat t’anë për të mprojtur flamurin buzë varrit? Por kur t’u flasim mi kohërat t’ona, do t’u përshkrojmë me ngjyra të zeza mizoritë e Grekvet, pa besiën e tyre dhe mënyrat e poshtëra që përdoren mi shqiptarin e gjorë. Do t’i shpjemë të shikojmë me syt e mëndjes gërmadhat e 300 e ca katundeve të rrënuara nga ata mizorë, do t’i marrin prej dore e të visitojnë varret e djemvet, gravet dhe prindërvet t’anë që, për mos të rënë nënë studimin e tyre, zgjodhën gjumin e përjetshëm.
Në këto të thënme burrat me mustaqe, që kishin mbetur me gojë hapët dhe me lëmzën në grykët, do t’i ngrihen me nje herë si të çmëndur dhe, përpara mësonjësit, do ti japin besën e Shqiptarit se djemt e tyre, gratë, nënat, s’do të p’sojnë që sot e tutje të gjitha ato mizoritë, pse do ti m’projmë burrërisht kundër çdo armiku me guximin dhe me gjakun e tyre.
Kur neve të kemi arritur në këtë shkallë, atëherë munt t’i thërresin vehtes me të vërtetë të lirë dhe atëhere munt ti themi se kemi zenë triumfin më të math shoqëror. Këta punëtorë, si të kenë mësuar në këtë mënyrë detyrat e tyre drejt Atdheut, s’do të mundohen pastaj vetëm për dobiën vetjake, por do t’bëjnë fli vehten për të mirën e përgjithëshme. Qe vlefte e shkollavet të natës!
Me anë të këtyre, punëtori shqiptar, kur të ket lartësuar zemrën me ndjenja fisnike, do ti sjellim Atdheut të dashur ato pemë të dobishme qe sot quhen të kotme dhe qe mjerisht s’u kuptohet rëndësia as prej intelektualevet t’anë.
Munt ti japim funt, pra, me vjershëtorin Shkodran, duke shpresuar që, si shkëndia ndes zjarr të madh, ashtu këto pakë rrjeshtë do t’u japin të kuptojnë bashkëatdhetarëve të rëndësishëm e madhe që ka ne zhvillimin kombëtar kjo iniciativë private:
Oh! Po, atherë, kur, n’Shkollë zbutun Shqyptari.
N’mnii t’ket marrun aj gjakun e dhunën.
E me dije t’keet kapun aj punën, shqypnjës fati t’cilët tamam
S.Demetro Corone me 20/5/922
Zoi Xoxa