E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retrospektiva e Agim Fajës...

13/03/2009  Me rastin e 70-vjetorit të lindjes i rikthehet publikut me një ekspozitës. Piktori i Merituar Agim Faja prezanton punimet e tij më të mira ndër vite në një ekspozitë retrospektive më 14 mars. Në përvjetorin e lindjes së piktorit Bashkia e qytetit të Shijakut në bashkëpunim me Galerinë e Arteve Figurative të Durrësit dhe galerinë "F" në Shijak, organizojnë ekspozitën e titulluar "Vite–jetë–punë". Piktori Agim Faja është fitues i një sërë çmimesh kombëtare. Në vitin 1954 nisi studimet në liceun artistik "Jordan Misja" në Tiranë, ku i kushtohet pikturës. Në vitin 1960 vazhdon studimet në Institutin e Lartë të Arteve Figurative. Ai është ndër studentët e parë të këtij instituti. Mbron diplomën me tablonë "Ndërtuesit e lumturisë" (moment intim). Përveç pikturave ai është edhe ilustrues i mbi njëqind librave për fëmijë dhe të rritur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›