Scheffer: Shqipëria dhe Kroacia në NATO
13/03/2009 Drejtues të Aleancës së Atlantikut dhe vendeve anëtare mbështetje absolute për anëtarësimin
“Dyert janë të hapura për vendet e tjera. Në Strasburg kemi dy anëtarë të rinj”
Shqipëria dhe Kroacia do të jenë anëtare të Aleancës së Atlantikut në samitin e Strasburg-Kehl, që do të mbahet në fillim të muajit prill. Kjo është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap De Hoop Scheffer gjatë një fjalimi të mbajtur në Budapest me rastin e 10 vjetorit të zgjerimit të Aleancës me tre vendet bllokut ish-komunist, Hungarisë, Polonisë dhe Çekisë. Në të njëjtën linjë me sekretarin Scheffer ka qenë edhe Kryetarja e Parlamentit hungarez Katalin Szili, kur ka deklaruar se prêt anëtarësimin me të drejta të plota në NATO të të dy vendeve. Por mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në samitin e Strasburg-Kehlit është dhënë po dje edhe nga Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Xhon. L. Uithers, si dhe nga ambasadorët e Hungarisë, Çekisë dhe Polonisë të akredituar në Tiranë.
Mbështetja
“Aleanca do të zgjerohet në samitin e muajit prill me dy vende të tjera, Shqipërinë dhe Kroacinë, ndërsa dyert duhet të mbeten të hapura për anëtarësimin e vendeve të tjera”, theksoi dje Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap De Hoop Scheffer në fjalimin e mbajtur në konferencën ndërkombëtare me rastin e 10 vjetorit të zgjerimit të Aleancës. Schefer u shpreh se për momentin NATO përballet me tre sfida, të cilat janë Afganistani, raporti me Rusinë dhe kriminaliteti ndërkombëtar. Ndërkaq, presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus, në fjalën e mbajtur në konferencë deklaroi se NATO nuk është vetëm institucion ushtarak, por edhe një hapësirë për konsultime politike. Ai tha se Aleanca nuk duhet të shndërrohet në ndonjë organizatë të re sikurse është OSBE, por duhet të vazhdojë të garantojë sigurinë e anëtarëve të saj edhe në rast të zgjerimit të mëtejshëm. Për kryetaren e Kuvendit të Hungarisë, Katalin Szili në samitin e ardhshëm të NATO-s Shqipëria do të bëhet anëtare me të drejta të plota e Aleancës. Ajo i shprehu atij të njëjtin mendim edhe për Kroacinë, vend që si Shqipëria aspiron të anëtarësohet në Samitin e Strasburg-Kehlit me të drejta të plota në NATO. Por në rastin e Kroacisë, Szelin tha se ky vend duhet të zgjidhë ndërkohë një mosmarrëveshje kufitare me Slloveninë.
Ambasadorët
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Xhon L. Uithers deklaroi dje, gjatë një bashkëbisedimi që pati me nxënës të shkollës “Hasan Prishtina”, se së shpejti Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në NATO. Diplomati amerikan theksoi se kur të jetë e tillë, Shqipëria do të mbrojë veten dhe partnerët. “Pas pak javësh Shqipëria do të jetë në NATO si anëtare dhe si e tillë do mbrojë përfaqësimin e saj atje dhe partnerët e saj që e mbështesin”, tha Ambasadori Uithers. Ndërkohë Ambasadorët e Çekisë, Hungarisë dhe Polonisë të akredituar në Tiranë, përkatësisht Fialkova,Tatarzynska dhe Molnari, shprehën mbështetjen e vendeve të tyre për anëtarësimin me të drejta të plota të Shqipërisë në NATO. “Mbështesim Shqipërinë në vazhdimin e reformave për të forcuar demokracinë, si një tregues kyç për integrimin”, theksuan në deklaratën e përbashkët tre diplomatët. Referuar anëtarësimit të këtyre tre shteteve në Aleancë 10 vjet më parë, ambasadorët theksuan se vendimi erdhi pas disa dekadash pas Luftës së Ftohtë dhe ishte një mesazh i NATO-s për të gjithë botën, pasi riforcoi angazhimin dhe provoi aftësitë për të mbrojtur dhe promovuar lirinë demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Ndwrsa pwr koordinatorin Kombwtar pwr NATO-n Glori Hysi shqipëtarët shohin tek NATO aleancën politike dhe ushtarake të vendeve të lira, që mbron vlerat e përbashkëta të demokracisë e të shtetit ligjor, dhe të drejtën e çdo individi të gjejë mundësitë e shanset për mirëqenie individuale, në një ekonomi të lirë tregu. “Shqipëria po ndryshon, dhe në raportet e ndërkombëtarëve nuk hezitohet të pasqyrohet ky realitet i ri. Shqipëria ka vendosur një bashkëpunim të shkëlqyer me NATO-n, sikundër jemi një vend që prodhojmë siguri dhe stabilitet. Këto arritje na bënë të mundur që në Samitin e Strasburgut të jemi anëtarë me të drejta të plota në Aleancë”, tha Hysi.