Pelegrinazhi në Tomorr, besimtarët bektashinj nisin festimet
Nëse duhet të shkosh në festën e Abaz Aliut, në malin e Tomorrit, kjo nuk mund të ketë kuptim pa flijimin e deles. "Therja e Kurbanit do të thotë se shpirti i kurbanit shkon lart, ndërsa mishi shpërndahet", shpjegohet riti i kësaj feste. Por një veçori tjetër e kësaj feste është edhe lyerja e ballit të pelegrinit me gjakun e kurbanit të flijuar për nder të klerikut. Por nuk mbarojnë këtu ritet e kësaj feste, e cila zgjat pesë ditë. Sipas besimtarëve të këtij sekti, marrja e qirinjve të shkrirë, si dhe dheut, i cili ndodhet në vendin ku prehen klerikët bektashinj, sjell mbarësi. Por këtë të fundit, sipas besimtarëve, e bën edhe hedhja e lekëve dhe e sendeve të tjera në varrin e klerikut, siç është ai i Iliaz Dervishit, apo edhe te varri i personit nga ka marrë emrin kjo festë, Abaz Aliu. Por këtë vit përveç numrit të madh të pelegrinëve që nuk mungojnë i është shtuar edhe rikosntruksioni i rrugës që të çon te varri i Abaz Aliut.
E nëse do të dish përse mali i Tomorrit është vendi i perëndive, mjafton të shkosh aty në një ditë si ajo e
festës së Abaz Aliu. Që nga Tropoja e Kukësi, nga Kosova e Maqedonia, nga Vlora e Saranda, e,
padyshim, nga Skrapari, që e ka pronë Malin e Tomorrit, e kanë pushtuar me të gjithë kuptimin e fjalës këto ditë gushti.