KFOR-i bastis ROSU-n në Mitrovicë?

Ushtarë të shumtë të KFOR-it edhe të njësisë të EULEX-it kanë bastisur mbrëmë vonë selinë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat theksojnë se ky kontroll i KFOR-it ka ardhur pas informacioneve të fundit se "ROSU është duke planifikuar të ndërhyjë në veri për të arrestuar disa kriminela serbë, kryesisht të dyshuar për largimin e pikës statike të policisë të vendosur tek "Tre Rrokaqiejt".
Lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, por kontrolli i KFOR-it po vazhdon në këtë qendër të policisë.