Revolta e qytetarit fantazme
NgaERMAL HASIMJA
Duke iu referuar reagimit publik ndaj skandalit te videos Meta-Prifti ne nje shkrim te tij Fatos Lubonja shtronte nje pyetje interesante ...pse ndonese e dime fare mire se cfare ndodh ne u tronditem megjithate. Me pas trajtohet edhe ceshtja e apatise. Lubonja shpjegon me pas disa nga faktoret e mungeses se revoltes lodhja e shoqerise me pandeshkueshmerine mungesat e strukturimit social etj.. Keto shpjegime kane natyrisht vleren e vet por ndoshta mund te shtrojme edhe nje pyetje tjeter pak me
te veshtire per tu gelltitur A u tronditen vertet shqiptaret Ose me sakte a u tronditen vertet shqiptaret ne ate menyre qe do te kishte cuar drejt revoltes se kerkuar me te drejte nga Lubonja dhe shume te tjere Nje revolte etiko-morale qe mbeshtetet mbi nje ide te caktuar per politiken si pergjegjesi kolektive. Une mendoj se jo. Se pari me duhet te them se vete pergjithesimi shqiptaret ketu eshte abuziv prandaj na duhet ti ndajme sa te mundemi.
Fillimisht pyetja e Lubonjes ka themele etiko-morale po aq sa ose ndoshta me teper sesa politike. Presupozohet se te pakten shumica e shqiptareve tronditen nga skandalet politike nisur nga qendrime morale. Une nuk e besoj kete gje. Perkundrazi besoj te hipokrizia e thelle shpesh edhe naive dhe e pavetedijshme e asaj qe quajme shqiptaret ne lidhje me themelet etiko-morale te politikes. Nje pjese e mire e atyre qe jane revoltuar nga videoja nuk i perdorin per veten e vet parimet mbi te cilat gjykojne videon. Nje prove e thjeshte e kesaj eshte fakti se korrupsioni ne Shqiperi nuk kufizohet ne majat e shtetit por e ka perfshire te gjithin madje duke e kthyer ne vegel te tij. Ne njefare menyre edhe ata qe duan te jene te ndershem nje pjese te kohes rezulton se punojne ne sherbim te korrupsionit p.sh. duke zbatuar sipas ligjit urdhrat e nje shefi ... te korruptuar. Se dyti per pjesen klienteliste te elektoratit ata qe jane punesuar e kontraktuar apo presin ta bejne kur te fitoje partia e tyre skandali perjetohet ne kuader te nje emocionaliteti instrumental qe lidhet me synimet e tyre personale dhe jo me parimet. Kjo eshte arsyeja perse do te gjesh dhjetera mijera te revoltuar ne mitingje e protesta politike por jo me shume se ushtaret e Leonidhes ne protesta qytetare. Nje kat me lart nje kategori tjeter njerezish punekerkues e tendermarres ne pritje ka shume mundesi qe revolten e kane ne trajten e xhelozise. Madje ndoshta edhe ne trajten e vjedhjes se nje pasurie qe nuk e shohin si publike por si te tyren ne nje te ardhme te afert. Pa harruar ketu deri edhe gazetare analiste e njerez te mediave qe protestojne zeshem publikisht per respektimin e atyre parimeve qe vete ia kane shitur bleresit me te mire. Se treti per pjesen tjeter mjerisht te pakte e pothuajse te ndershme te shoqerise qe une besoj se ekziston ende vlejne jo vetem argumentet e Lubonjes por edhe nje lloj fataliteti parashikues sipas te cilit ne fund te fundit dihej qe ishte keshtu. Dhe nese kjo pritshmeri tashme ka bere folene tek nje pjese prej nesh realisht nuk kemi cte presim me teper sesa ajo qe po marrim. Te gjitha keto bashke bejne qe ne thelb tronditja ose me sakte tronditjet te kanalizohen ne menyra te ndryshme sipas njerezve te ndryshem. Ideja e nje revolte presupozon nje analize dhe perjetim unik te te gjitheve gje qe nuk ndodh. Ketu eshte pika ku ndahem disi me Lubonjen ne analizen e tij per mungesen e revoltes. Problemi nuk qendron dhe aq tek paraliza e nje qytetari demokratik me vlera te arsyeshme etiko-morale sesa tek rrallesia deshperuese e tij. Mbrojtja e vlerave te tilla ne ditet tona te ben te etiketohesh si rast patologjik. Ndershmeria eshte marrezi. Mentaliteti i tipit pse tia le parate shtetit hajt se te gjithe vjedhin po marr edhe une pjesen time nuk ka mbetur shteti per 10 eurot e mia etj. nuk shfaqen vetem ne nivelet e larta por pikerisht aty ku pritet te gjendet shumica e ketij qytetari misterioz e parimor ne cdo cep te shoqerise dhe sidomos shtetit. Ndryshe nga sa pretendojme prej 20 vjetesh ky shtet nuk eshte marre kurre peng prej politikaneve te papergjegjshem u eshte dhene zyrtarisht me qira prej nesh me sakte prej shumices prej nesh. Nje shumice qe nuk ka lidhje me qytetarin qe supozohet se revoltohet sinqerisht e mbi baza morale lere pastaj mbi arsyetime filozofike per ate cfare ndodh rrotull.