E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrate

/ /

NgaEMILJANO ALEKSI

ne ky ndryshim i kapos se Partise Socialiste Deri me sot ishin protesta nga 21 janari shkohet nje hap me thelle ne demonstrate. Edmond Tupja mund ta shpjegonte fare mire se cdo te thote saktesisht psikologjikisht fjala demonstrate por per aq sa dihet me demonstrate nenkuptohet nje grumbullim agresiv njerezish me nje qellim te caktuar. Qellimi tashme eshte bere i qarte rrezimi i qeverise

se Berishes por kryetari nuk e shpjegoi pse kemi te bejme me demonstrate kete radhe dhe jo me protesta. Mos shqiptaret duhet te pergatiten per pak me shume provokime madje edhe dhune Mos ndoshta kryetari nuk po e duron me kohen qe rrjedh dhe Berishen qe sbie Mos nuk do ta lere te afrohet qete 8 majin Jane shume pyetje qe normalisht nuk kane per te marre pergjigje nga kryetari ashtu si nuk kane marre edhe dhjetera pyetje te tjera. Ai nuk pergjigjet asnjehere
por syte e shkelqyer te deputeteve te rinj te kryetarit ne momentin kur Ilir Meta dha doreheqjen sigurisht qe jane nje pergjigje. Ne castin e pare ndoshta kane menduar se tashme mund te behen endrrat realitet endrrat qe prej 2009-s jane pluhurosur. Ndoshta u eshte dukur pak e lehte meqe iku Meta pas tij iken shpejt edhe Berisha E nese vete Berisha nuk iken atehere ta detyrojme. Po po. Te mos i duket askujt cudi. Duket mese e qarte se socialistet e rinj nuk do te punojne per asgje tjeter vetem per te afruar sa me shume zgjedhjet e parakohshme para tete majit.
Gjithcka eshte pergatitur me se miri. Nje kasete hajdutce e dorezuar atje ku duhet tek i interesuari i madh. Parapergatitja mediatike dhe publike nuk e di pse me kujtohen metodat e dikujt rreth 70 vjet me pare pastaj goditja. Me pas opinioni i paanshem publik qe jep vendimin me vdekje. E ne fund i interesuari i madh qe ne emer te opinionit te pavarur dhe te pakorruptueshem si dhe ne emer te qytetareve te demtuar ndermerr hapin e madh ky liberator hero. Ilir Metes ia dhane e mori ate qe donin. Sa gjithcka ishte e vertete ndoshta nje dite do te zbulohet. Fakti eshte qe ish-zv.kryeministri nuk eshte me. Por le te bejme pak retrospektive per te ndershmit dhe ata qe pergjerohen per ndershmerine. Ajo kasete a nuk do te ishte me e plote nese as ministri dhe nenkryetari hej cvete pergjues nuk do te ishte ne dijeni pra nuk do te bente ato mizanskenat e largimit nga kamera apo te rregullimit te kostumit te shefit pra do te fliste lirshem Dhe gjithe ky vleresim qe buroi e gurgulloi keto dite per disa media fare bene mediat fare zbuluan Ua serviren thjesht atehere kur i duhej te interesuarit te madh. Presioni qe ushtruan sado i perqendruar dhe dirigjuar ne shumicen e rasteve nuk me duket se ishte arsyeja e doreheqjes se Ilir Metes. Shmangia e nje perplasjeje te mundshme te paparashikuar dhe acarimi te tejskajshem te situates mund te jete ne te vertete arsyeja kryesore e doreheqjes se njeriut te dyte me te fuqishem ne qeveri. Kjo kasete qe kur eshte ideuar e deri sa eshte transmetuar e deri sa do te perdoret nuk ka asgje te ndershme. Nuk ka te ndershme as vezet e hedhura mbi nje seli politike qe nuk i perket vetem Ilir Metes nuk ka te ndershme as lakejte qe qeshin e perpiqen te kafshojne ne keto momente sa me shume kush e kush ne stermundimin gjigant per te treguar se cili po shkeput copen me te madhe nga trupi i Metes per ta treguar tek i interesuari i madh.
Kjo kasete e ka nxjerre nje te humbur deri tani. Vete Ilir Meten. Sulmi ishte nga te gjithe krahet ne cdo pjese te trupit pa i kursyer asgje madje as familjen as ata gazetare qe jane mesuar me kete. Sulmi ishte edhe per ta shkaterruar forcen e tij politike me e pakta per ta ndare ate nga forca e tij politike e disata here kjo brenda pak vitesh. Sulmi ishte per ta care Ilir Meten me dysh. Dhe ishte vertet i forte i dirigjuar dhe i kalkuluar deri ne hollesi deri tek vezet qe besoj vune nje mur hekuri tashme mes selise se PS-se dhe selise se LSI-se. Por Meta mbajti. Humbi por pa u thyer. Por kjo kasete ka dhe nje te humbur per fare. shte pikerisht ish-ministri. Kush mund te bisedoje me me te Qofte edhe per sport.
Sigurisht qe kjo ka kasete ka nje te fituar te madh. Kapon e PS-se. Shfaqja e dites se pare te kasetes ishte e tille qe duhej te fshinte me nje levizje Meten dhe Berishen bashke. Ne deshtim te saj do te ishte me fitimprurese qe Ilir Meta te mos jepte doreheqjen dhe me nje perdorim te mire te situates dhe te njerezve perfitimi do te ishte shume here me i madh se ai qe mund te pritet ne 21 janarin e tanishem me Ilir Meten e dorehequr. Menaxhimi i kesaj fitoreje sado i arritur ne menyre te paskurpullt eshte tanime problemi me i madh i kryetarit te PS-se. Ndoshta ne kete delir te fitores se pare ai kerkon te marre gjithcka ne nje dore qofte edhe me demonstrata. Situata e demonstrates ende nuk eshte e qarte. PS-ja dhe kryetari i saj jane ende ne karikimin e njerezve e gjithe kjo energji negative dhe pozitive e mbledhur se bashku nuk dihet se cfare mund te sjelle nese Berisha nuk bindet kollaj. Nese as me demonstratat kryetari i PS-se nuk e tund vendit Berishen atehere elektorati i PS-se duhet te rishikoje qendrimin ndaj thirrjeve te tij dhe bashkedrejtuesve te PS-se josocialiste.
P.S. shte hera e pare qe mbi nje njeri mbi nje politikan Ilir Meten eshte derdhur kaq shume vrer mllef inat urrejtje brenda pak diteve. Dhe shumica e ketij vreri as qe kishte lidhje me kaseten. Disa njerez po kthehen ne monstra nese nuk jane kthyer akoma.  

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›