E Shtunë, 31 Tetor 2026

Migjeni piramide kufitare midis koherave

/ /

NgaMOIKOM ZEQO

Me Diell veshun e mbathun me Hane Pjeter Bogdani Sibila Libika vargu 9.
1. Ne kaleidoskopin e vepres se Migjenit - realiteti kohor realiteti kombetar dhe ai nderkombetar si unitet leviz ngjyrat e tij shoqerore dhe tragjike. Ndersa figurat e njeres ane te antitezes shoqerore jane simetrike ne pergjithesi midis tyre te grupuara te permbledhura midis dy aneve te antitezes ekziston si te thuash asimetria. Kontradikta antonomi

perjashtimi i elementeve nga pikepamja e kundersise se tyre antagonizmi.
Ky ish ligj i ketij kaleidoskopi.
2. Vepra e Migjenit eshte ekuinoksi nderrimi i stineve i letersise moderne shqipe jo vetem i poezise por sidomos i prozes. Migjeni eshte nje talent i madh. Ne krahasim me permasat liliputiane te mediokerve te pendes se kohes se tij ai eshte nje gjigand i vertete. Alfat e zakonshme tingellojne ne cdo ore alfat eoliane tingellojne vetem atehere kur ne telat e saj godet stuhia.
3. Analiza e se pergjithshmes si e pergjithshme eshte e domosdoshme si uniteti i te vecantave si rezultante e forcave paralelograme. Analiza e te vecantave duhet vene ne funksionin e mesiperm. Duhet te ruhemi nga fetishizimi i ndonje te vecante nga permbysja ose shtremberimi i raportit te saj me te pergjithshmen. Por nga ana tjeter nuk duhet mohuar asnje nga te vecantat vetem per hir te thelbit sepse analiza do te ishte e manget. dua te them me kete
Konkretisht pesimizmi eshte nje e vecante ne vepren e Migjenit. Ate nuk duhet ta indentifikojme me te pergjithshmen thelbin por nuk mund as ta mohosh. Perkundrazi. Nuancat kontradiktat jane ne vete procesin e analizes objektive.
4. Veshtrimi artistik i Migjenit mbi sendet seshte tangental i siperfaqshem i rastesisishem empirik por diagonal dmth mes per mes. Migjeni si subjekt eshte i shkrire ne objektin qe trajton. Kjo eshte nje karakteristike e artit te tij. Nderhyrjet e tij meditative jane nje nga shprehjet e kesaj shkrirjeje. Keto nderhyrje sduhen quajtur si mosaftesi e pergjithesimit konkret me ane te nje qendrimi objektiv me te ftohte te fshehte jo shume te dukshem te autorit por si nje karakteristike funksionale nje fare aksiologjie ndaj objektit trajtues ne procesin e nderlikuar e sublim te krijimit. Migjeni eshte shume tendencioz. Ai eshte nje nga shkrimtaret shqiptare me te medhenj tendencioze. Tendenca e tij eshte ajo e zhvillimit e mohimit per te pohuar. Tendenca duhet te misherohet ne figuren artistike dhe te mos jete nje shtojce e saj. Migjeni ka realizuar pikerisht kete. Migjeni si subjekt i vetem eshte me objektin artistik jeton ne te por dhe ngrihet mbi kete objekt duke abstraguar.
5. Te Migjeni gjejme determinizimin shoqeror. Determinizimi fiziologjik motivet frojdiane me nje fjale biologjizmi i letersise nuk jane ne baze te krijimit te figurave artistike te botes se tij letrare. Determinizmi shoqeror nganjehere tek ai ka ndonje nuance fatale ne lidhje me pesimizmin por ne pergjithesi figurat njerezore te prozes se tij nuk jane gure shahu ne duart e forcave te verbra dhe te panjohura. Per Migjenin e keqja nuk eshte nje e panjohur. Ky determinizem shoqeror jepet me nje plan relativ ndodhet ne pragun e shkaterrimit te marredhenieve te vjetra ekzistuese ka dicka edhe nga e kaluara dhe nga e ardhmja.
6. Migjeni eshte nje misionar shoqeror. Ai merr pjese ne projektimin e se Ardhmes por si smund te ishte nje ndertues i drejtperdrejte i saj. Dhe kjo jo vetem nga pamundesia e kohes. Por ai per kete te Ardhme ka nje koncept te pergjithshem shpesh te papercaktuar por perhere simbolik. Te thuash se Migjeni projektoi ne Ardhmeni shoqerine socialiste se mbinjeriu migjenian eshte figure e proletariatit eshte nje modernizim jo real i fakteve ekzistuese dhe nje tejkalim me teper se sa duhet.
E Ardhmja per Migjenin eshte nje kuptim i abstraguar domosdoshmeria historike e se ciles eshte e kuptueshme por konkretesia e saj ende e panjohur. Migjeni e ndien te ardhmen me teper me zemer se sa me mendim. Emocionalja dhe racionaliteti te ai jane ne sinteze origjinale. Atij nganjehere e Ardhmja i dukej e cuditshme e pakuptueshme. Ai vuante per kete. Dhe kjo eshte vuajtja e tij me e madhe. Ai donte nje te ardhme te shpejte sa me te shpejte por kjo qe e pamundur. Motivi i pesimizmit se tij eshte pamundesia Ky paradoks i trumcakut paradoksi i zevendesimit ne rezigante mund te ngjaje edhe nje milione vjet kur truni i trumcakut te zhvillohet aq sa ash sot i zhvilluem truni i njeriut. E na njerezit e ketij skaji te dheut per nje milion vjet mund te arrijme qe te mos ja kemi ziline njerezve qe na rrethojne si trumcaku ia kish zili bilbilit nje milione vjet -afat i  bukur. Si ju duket Jo jo nuk eshte shume. jane nje milione vjet perpara eternitas...
7.Ne prozen Kenga e qytetit te huaj deshira per te shijuar jeten jepet me nje nuance hedonizmi filozofik ambelsine e jetes kerko ta gjesh se e hidhuna e jetes vjen lehte. Prandaj jane dritat-ngjyra qe te kujtojne mos harro te shijosh embelsine e jetes.
8. Planet e ndermjetme Dy plane 1 ne menyre universale 2 ne menyren me konkrete dhe te vecante. Tek plani i pare veprohet ne menyre me abstrakte abstragimi eshte shume i madh proza eseiste. Plani konkret me figura njerezore dhe me subjekt.
Shpesh i kryqezon planet ashtu si dy prozhektore nga pika te ndryshme per te ndicuar me mire objektin.
9.Njeriu i thyer nga mendimi dhe nevoja eshte indiferent edhe ndaj nje pamjeje te mrekullueshme ka thene nje filozof. Objektivisht edhe shterngata e debores e ka bukurine e saj ekziston tek ajo kategoria e bukurise por ne prozen Bukuria qe vret kjo eshte nje bukuri qe shprehet ndermjet tragjikes. shte edhe konkrete edhe simbolike. Ky peisazh i bardhe Migjeni nuk ben pershkrimin e nocionit por shpreh peisazhin shpesh si nocion eshte vdekjeprures per njerezit e varfer qe skane zjarr. Ndjenjat e tyre skane se si ta perceptojne te bukuren vdekjeprurese te ketij peisazhi. Kjo eshte kontradikta e natyrshme e njeriut qe simbolizon kontrastin e njeriut me njeriun por ai kur Migjeni do te shpjegonte ceshtje vetem keshtu shpjegimi sdo tia vlente. Ai nxjerr ne pah ne fakt tragjiken e njeriut me njeriun e cila percakton edhe te paren si nje dimension ekzistencial. Pra shpjegimi shoqeror. Qellimi i Migjenit eshte te tregoje qe arti i njerezve duhet te behet i njerezve. Objekt i tij te jete vuajtja si metafore paraprake e gezimit shkeputja e artit nga realiteti shkakton humbjen e pikes se gravitacionit midis te dyve.
10. Migjeni shkaterron moralin e kohes se tij. Kjo sdo te thote qe ai kerkon ashtu si iluministet vetem ndryshimin e superstruktures se shoqerise. Migjeni skerkon reforma.
Morali i permbysur sduhet te krijoje vakum. Ate duhet ta zevendesoje morali i ri. Migjeni nuk predikon as relativizmin moral as moralin e shkeputur nga konkretesia shoqerore te lire. As moralin ne pergjithesi jashte kohes dhe hapesires. Morali i Migjenit eshte si ai qe thote Brehti si ndertues i se rese Morali yne krijohet nga nevojat e luftes sone.
11.Edhe koha ne te cilen jetoi Migjeni ishte si te thuash ne plan ndermjetes. Ne te Tashmen kish nderhyre e Ardhmja. Ndihej nderrimi i akteve mbi skenen shqiptare. Migjeni u be akumulator i pakenaqesise dhe revoltes popullore. Ai u ngrit mbi golgoten shoqerore jo duke mbajtur kryqin por pishtarin e kushtrimit.
shte kuptuar zinxhiri i kohrave - thote Hamleti. Pikerisht ne kete plan ndermjetes mund te shpjegohet personaliteti i tij tejet i fuqishem e sfidues. Por ai u be piramide kufitare midis koherave. Ai ka nga e Kaluara por kryesore per te eshte pikerisht ajo qe ai ka nga e Ardhmja.
12. shte thene se tek Zeneli Migjeni eshte perpjekur te cliroje njeriun nga njohja intelektuale. Diku tjeter ai thote Te vertetat e rrenat nuk i ndihmuan dheut. A mos kemi ketu nje ndikim te mendimit agnosticist te Nices qe e verteta eshte nje lloj mashtrimi i cili eshte biologjikisht i dobishem. Kjo genjeshter eshte kulti i ekzistences. Qe ta durosh jeten ka nevoje per iluzione. Une mendoj se jo.
Pesimizmi i Migjenit seshte as shume konsekuent as shume i pergjithshem. Ai pershkruan deziluzionin e intelektualeve qofte edhe si ai. Migjeni e urren primitivitetin. Tendenca e zhvillimit te tij eshte nje malstrom i pandalshem qe ne krahasim me disa rryma te parendesishme i ka ne drejtim te kundert.
13. Nje kritik i shquar ka shkruar Ai Migjeni desheron ti tregoje lexuesit siperfaqe te gjera jetesore dhe te hape dritare te medha shikimi. Por horizonti eshte i gjere dhe dritarja eshte e vogel. Autori ska durim ti zgjeroje dritaret dimensionet e saj. Ketu seshte i drejte kuptimi dritare te vogla shikimi. Mos valle dimensionet e dritareve percaktojne qiejte qe mund te shohesh permes tyre Syri i njeriut sado i vogel mund te shohe gjithcka. Me sakte kritiku do te thote se Migjeni eshte me i madh si poet sesa prozator. Kjo eshte e diskutueshme. Si poezite dhe proza e Migjenit jane si ata yjet e dyfishte ne astronomi. Kjo nuk duhet diskutuar. Fuqia shperthyese e poezise eshte e shkrire me ironine filozofike te prozes. Ne proze ai paraqitet si nje mjeshter qe i pari ne letersine tone ben lidhjen midis reales se perditshmes me imagjinaten e fantazine e guximshme intelektuale. Kujtoni skicen e tij te cuditshme Te korrat. Jasoni i argonauteve u trondit kur nga dhembet e mbjella te kucedres dolen nga dheu ushtare te armatosur. Migjeni arrin ne nje fabul moderne ku miti tjetersohet ne raport me realitetin ku fshataret mbjellin miser e shohin se si mbijne topa hekuri. Libri Main Kampf e presupozonte kete shnderrim. Hitleri do
kuptonte se Migjeni e urrente.
14. Vetevrasja e trumcakut eshte po aq simbol sa figura biblike e molles se ndaluar. Po ne vend te pemes se parajses Migjeni perfytyron nje peizazh me briret e nje kafshe prehistorike. Trumcaku i ngulur ne nje bri vertitet si fluger. Mos e besoni kete mit migjenian te dhimbshem Trumcaku i vetevrare i Migjenit eshte njesoj si Albatrosi i Bodlerit. Qiejte jane materia e fluturimeve te tyre ne pavdekesi. Qiejt jane ne cdo fjale te Migjenit.
15. Kulla e Babilonit. Migjeni beson ne Njerezimin e ri.
Duke dyshuar te Mesia e Bibles beson te Njeriu i se Ardhmes.
Durres qershor 1970

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›