Kryeprokurorja duhet te jape doreheqjen
NgaFATOS LUBONJA
Ne kete situate superkrize ku skandali mbulon dhe njeheresh gjeneron skandalin nje gazetar e ka te veshtire te gjeje kohen e mjaftueshme per te kaluar ne filtrin e nje analize te plote dhe sa me te menduar fenomenet qe shfaqen. Do te jete i detyruar medoemos te zgjedhe disa ngjarje me rrezikun qe te harroje apo neglizhoje disa te tjera. Ne kete kontekst ve re se situata te tilla mund te bejne te kalojne jashte vemendjes skandale qe edhe pse ne veshtrimin e pare mund
te duken me pak te bujshem kane nje kuptim shume te rendesishem per te shpjeguar situaten qe po kalojme dhe rreziqet qe na kanosen.
Radha e skandaleve te bujshme do te kerkonte te shkruaja per ate qe ndodhi ne Parlament por gjykoj se ka rendesi te evidentohet nje skandal qe ka ndodhur perpara ketij kuptimi i te cilit eshte shume me serioz e pasojat e te cilit mund te jene shume me te renda edhe pse ska bere buje mediatike.
Gjykoj se me skandaloz se vete kaseta Meta-Prifti eshte akti i Prokurorise se Pergjithshme e cila ia dergoi kaseten Ambasades Amerikane per ekspertimin e autenticitetit te saj. shte nje skandal qe konfirmon impotencen e prokurorise sone qe presupozohet se duhet te jene garancia e ligjit perpara pushteteve te tjera. Sepse eshte e qarte per kedo shqiptar se ceshtja e dergimit te kesaj kasete Ambasades Amerikane nuk lidhet me ate se Prokuroria jone nuk ka mjetet e duhura teknike per te provuar autenticitetin ose jo te pergjimit qe ajo permban. Gjykoj se edhe nje diletant ne shtepine e tij do te mund ta bente vertetimin e kesaj. Jo ceshtja nuk lidhet me aftesite teknike. Prokuroria jone me nje takticizem bizantin nepermjet ketij akti ka synuar tia kaloje pergjegjesine qe duhet ta mbaje vete si institucion Ambasades Amerikane duke synuar qe kete patate te nxehte ta lere ne duart e te huajve. Prokuroria provoi keshtu se ka frike se nese ekspertet e saj thone se kaseta nuk eshte e manipuluar mund te bien nen sulmet e Berishes e Metes ndersa nese thote se eshte e manipuluar do te bjere nen sulmet e opozites e cila do ti quaje instrumente te Berishes e Metes.
A mund te shtrohet ne menyres simetrike kjo ceshtje pra se Ina Rama ka frike njelloj si nga Berisha e te tijte si nga Rama dhe te tijte. Mendimi im eshte se ne kete rast ka me shume frike nga te paret por ne teresine e vet ky akt eshte nje shenje e sigurt e impotences se atij pushteti pa pavaresine e te cilit ne nuk mund te themi se jetojme ne nje demokraci.
Ne e dime pse ky akt i Prokurorise nuk beri shume buje pasi per cdo shqiptar eshte e qarte se keshtu impotente eshte Prokuroria jone. Dime se maxhoranca dhe opozita se bashku para disa kohesh ia pakesuan edhe me pushtetin Ina Rames. Dime se Sali Berisha mund ti hape librin e shtepise atyre prokuroreve qe do te guxonin te hetonin njerezit e tij. Dime se edhe nje pjese prokuroresh vete mund te jene te shantazhueshem dime se keta per te njejtat arsye frike nga te pushtetshmit u jane shmangur shume ballafaqimeve me shkeljet ligjore qe perfshijne keta. Por edhe keta duhet te jene te vetedijshem se opinioni publik gjithnje e me shume mendon se eshte me mire qe keta te mos jene fare aty ne ato zyra sesa te na lene keshtu si po na lene ne meshiren e paligjshmerise e te padrejtesise. Jo vetem por keta prokurore me ne krye kryeprokuroren Ina Ramen duhet te jene te vetedijshem se duke treguar hapur impotencen e institucionit nuk japin asnje garanci se do te bejne transparencen ne kete skandal dhe se mund te ndikojne ne thellimin e implikimeve qe ai mund te sjelle. Ilir Meta edhe pse per shumicen e opinionit me aq sa ky ka pare ne ate video duket fajtor packa se ne ate video kemi edhe nje manipulim 30 sekondesh per te futur edhe Berishen ne vallen e korrupsionit me tenderin e hidrocentralit ka te drejte te mohoje e te mbrohet dhe te prezumohet i pafajshem deri ne nje vendim te gjyqesorit. Por a mund te kete kush besim tek gjyqesori kur shikon Prokurorine ta largoje kaseten me frike nga duart e veta Absolutisht jo. Ilir Meta ka dhene doreheqjen me kercenime se do te beje namin ndaj atyre qe i kane manipuluar kaseten se do te padise Priftin e me radhe e me radhe. A eshte e vetedijshme Ina Rama per pergjegjesine qe bie mbi shpatullat e saj ne kete rast Kam pershtypjen se jo. Sepse nuk me duket se do te toleroje kush qe edhe kesaj here Prokuroria te veproje si me nje skandal korrupsioni te disa koheve me pare kur i nxori te dy palet kundershtare te maxhorances edhe te opozites te pafajshem.
Le te na thote vete Ina Rama se cfare eshte me e rende per nje vend qe te dale nje kasete qe akuzon nje zv.kryeminister per korrupsion apo qe Prokuroria e ketij vendi te mos kete guximin ta marre ne dore kete kasete Korrupsioni eshte nje gje qe mund te ndodhe edhe ne nje demokraci. Por qe Prokuroria e nje vendi te mos marre dot ne dore pergjegjesine per zbardhjen e kesaj kasete po tia coje kete nje ambasade te huaj kjo eshte superskandal. Te pakten te kishin pasur kurajon te jepnin edhe doreheqjen kur dorezuan kaseten ne Ambasaden Amerikane.
shte folur e pretenduar shume per arritjet e Shqiperise ne rrugen e saj drejt Europes. Ky akt i Prokurorise sipas meje eshte prova me elokuente e asaj se tek ne nuk ka perparim te tille. Perkundrazi ne Shqiperi po forcohet sistemi i partise-shtet qe sot per sot nuk eshte nje por jane dy. Prandaj gjykoj se nese kryeprokurorja Ina Rama do te jepte doreheqjen duke pranuar pafuqine e saj perpara krimit te veshur me pushtete partiake dhe shteterore do ti sherbente mjaft debatit per ndryshime te rendesishme qe duhet te ndodhin tek ne ne menyre qe Shqiperia te futet ne hulline e shtetit ligjor.